Ky është 19-vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Gjilan - Gazeta Express
string(58) "ky-eshte-19-vjecari-qe-vdiq-pas-therjes-me-thike-ne-gjilan"

Gazeta Express

23/10/2020 9:56

Ky është 19-vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Gjilan

Gazeta Express

23/10/2020 9:56

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në qytetin e Gjilanit. Një person atje është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur. Tashmë në media është publikuar identiteti i të ndjerit, raporton Gazeta Express.

Mediat raportojnë se 19-vjeçari që ka vdekur është Engjëll Smërqaku i moshës 19-vjeçare.

Lexo Edhe:

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjet të mprehtë. Patrullat policore i janë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani. /Gazeta Express

Lajmi i Fundit: Vritet një 19-vjeçar në Gjilan