Ky do të jetë kundërshtari i Akilit në gjysmëfinale të LO “Paris 2024” - Gazeta Express
string(68) "ky-do-te-jete-kundershtari-i-akilit-ne-gjysmefinale-te-lo-paris-2024"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/07/2024 13:57

Ky do të jetë kundërshtari i Akilit në gjysmëfinale të LO “Paris 2024”

Sporte tjera

Gazeta Express

29/07/2024 13:57

Akil Gjakova e ka siguruar gjysmëfinalen e xhudos në kuadër të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Akili arriti të triumfojë ndaj Manuel Lombardo, në kategorinë -73kg.

Tash, garuesi kosovar është afër sigurimit të medaljes për shtetin tonë.

Deri këtu, Akili arriti pasi në fazën e dytë eliminoi austriakun Samuel Gassner me Ippon, kurse në rrethin e parë ndaj brazilianit, Daniel Cargnin.

E tash, në gjysmëfinale, Gjakova do ta ketë përballë Hidayat HEYDAROV nga Azerbajxhani.

Ky ballafaqim zhvillohet pas orës 16:00./Gazeta Express/