Kampioni i Kosovës në volejboll, KV Peja është nisur në drejtim të Bursas, ku do të jetë pjesë e BVA Kupës Ballkanike në volejboll për djem.
Sipas shortit, KV Peja do të garojë në grupin B, së bashku me Bursa Buyuksehir dhe KV Universiteti Tetovë.
Në grupin A, garojnë OK Bosna nga BeH, Pigassos Polichnis nga Greqia, Spartak nga Serbia.
Ndeshjet e BVA Kupës Ballkanike do të zhvillohen në palestrën Cengiz Göllü në Bursa të Turqisë.
Kjo garë zhvillohet nga 4 deri më 7 tetor 2023. /Gazeta Express/