Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të shtunën.
Seanca do të mbahet në orën 10:00, ku LVV si parti e parë në zgjedhje do të provojë përsëri të zgjedh kryetaren e Kuvendit.
Në seancën e fundit, partia e Kurtit kishte provuar që të ndryshojë mënyrën e votimit, megjithatë s’kanë pasur votat e mjaftueshme as për këtë gjë.
Në gjashtë seanca rresht, LVV ka dështuar t’i mbledh 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.