string(74) "kuvendi-ne-maqedoni-konstatoi-doreheqjet-e-taravarit-bexhetit-dhe-ismailit"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 13:08

Kuvendi në Maqedoni konstatoi dorëheqjet e Taravarit, Bexhetit dhe Ismailit

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 13:08

Kuvendi sot ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Janë konstatuar edhe dorëheqjet e zëvendësministrave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Elfete Ismaili.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska sqaroi se sipas Rregullores së punës së Kuvendit ata kanë të drejtë të shpjegojnë dorëheqjen e tyre, por se nga fillimi i kësaj seance të 49-të, “nuk e kanë kërkuar këtë me çka janë konstatuar dorëheqjet”.

Pastaj është propozuar rendi i ditës së seancës, por pas vërejtjes procedurale të Sashko Jançevit nga E Majta është dhënë pauzë prej një orë.

Kërkesa për pauzë, siç shpjegon Jançevi është për shkak se shërbimet e Kuvendit dhe Sekretari i përgjithshëm e injorojnë kërkesën e partisë E Majta për informacion mbi shpenzimet për rrugë të deputetëve në Kuvend, individualisht për secilin deputet. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë pauzë prej një orë në çdo seancë, derisa të marrin informacionin e kërkuar.