Kuvendi në bllokadë, ekonomia në rënie - Gazeta Express
string(37) "kuvendi-ne-bllokade-ekonomia-ne-renie"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 9:12

Kuvendi në bllokadë, ekonomia në rënie

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 9:12

Bllokada institucionale konsiderohet të ketë futur vendin jo vetëm në një kolaps politik por edhe ekonomik.

Dëmi më i madh i ngërçit institucional, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është në bllokimin e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili plan kosova ende nuk ka përfituar asnjë cent.

“Ngërci institucional ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës. Nëse e shohim që vetëm në Kuvendin e Kosovës i kemi mbi 900 milionë nga marrëveshje që nuk kanë arritur të ratifikohen e të implementohen në projekte konkrete kapitale qe do të ndikonin për të mirë në jetën e qytetarëve. Kjo bllokadë bëri që të mos merren fondet nga plani i rritjes, ku vendet që na rrethojnë tani e kanë marrë këstin e dytë ndërsa ne ende jemi në fazën e para financimit”, tha Rafuna për rtv21.

Legjislativi në pauzë, sipas ish ministrit të Financave Haki Shatri i ka sjellë Kosovës ngecje edhe në realizimin e projekteve kapitale.

“Qeveria është ajo që ka obligim dhe kompetencë me u marrë me politika ekonomike, zhvillimore. Në këto kushte kjo qeveri s’ka kompetencë për me ndërmarrë kurgjo. Kemi ngecje në realizimin e projekteve kapitale, sipas raportit 6 mujor vetëm 230 milionë janë realizu nga 900 milionë të parapame. Ka shku gjysa e vitit buxhetor dhe vec 26% është realizu. Kjo dmth që deri në fund të vitit as gjysma e vitit s’mund të realizohet për investime kapitale”, tha Shatri.

Njohës të fushës vlerësojnë se nga kjo krizë politike, pasojat janë duke goditur gjithnjë e më shumë qytetarët, të cilët po përballen me ngritje çmimesh të produkteve bazë të konsumit. Ndër të tjera edhe bizneset po orientojnë jashtë kufijve veprimtarinë e tyre.