Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022, raporton Express.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se pro këtij projektligji kanë votuar 65 deputetë dhe se s’ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.
Në rend dite është edhe Projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.
Nisma për tërheqjen e Trustit është e PDK’së, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër kësaj nisme./Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...