string(59) "kuvendi-miraton-kalendarin-e-punimeve-rrezohet-kerkesa-e-pd"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 12:10

Kuvendi miraton kalendarin e punimeve, rrëzohet kërkesa e PD

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 12:10

Në drejtimin e Kryetares Elisa Spiropali, u zhvillua sot seanca e parë plenare e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në seancën e sotme në rend të ditës u miratua i programi i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025 dhe kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.

Seanca nisi me debate, pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kishte depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme plenare dhe për respektimin e nenin 45 të Rregullores së Kuvendit.

Bardhi kërkoi që të përfshiheshin 60 minuta diskutim jashtë rendit të ditës në seancë.

Por, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh se, deri në datën e sotme nuk është zhvilluar veprimtari parlamentare që të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Diskutimet jashtë rendit të ditës janë të parashikuara vetëm në seancat e zakonshme, sipas nenit 45.

Propozimi për ndryshimin e rendit të ditës u rrëzua me shumicë votash.