Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot ka prezantuar Programin Kombëtar për Integrim Europian 2024-2028, i cili u miratua nga Kuvendi.
Bislimi tha se ky program përbëhet nga 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së.
‘’Programi përbëhet nga 306 masa: 105 masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative, 38 prej tyre janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore’’, u shpreh ai.
Bislimi shtoi se masat afatshkurtra që janë paraparë “janë të ndërlidhura në harmoni të plotë me: Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së; Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026; Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024”.
Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi listoi dhe disa reforma kryesore për secilin bllok, pra për kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane.
Fjala e plotë e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi:
Pas miratimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, më 2 prill, dhe tre muaj pas miratimit në Komisionin për Integrim Evropian, më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024 – 2028, për miratim nga Kuvendi.
Programi përbëhet nga tri blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si dhe përafrimin e legjislacionit me acquis.
Programi përbëhet nga 306 masa: 105 masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative, 38 prej tyre janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore.
Buxheti për zbatimin e këtij Programit në përgjithësi është vlerësuar të jetë 56,043,856 euro: nga të cilat 22,608,860 euro janë nga buxheti publik ndërkaq, 33,434,996 euro vijnë nga partnerët zhvillimorë dhe donatorët, rrjedhimisht për implementimin e këtij programi ka zero vakum buxhetor.
Masat afatshkurtra që janë paraparë, ndërlidhen dhe janë në harmoni të plotë me konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së; me Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026; me Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.
Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në Programin Kombëtar për Integrim Evropian janë planifikuar këto projektligje, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, dhe po flas vetëm për këtë vit:
Në vijim, shkurtimisht për disa reforma kryesore për secilin bllok:
Te kriteret politike kemi:
Kriteret ekonomike:
Standardet evropiane, ose përafrimi i legjislacionit:
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju ftoj që këtë Program për Integrim Evropian ta miratoni në seancën e sotme.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...