Kuvendi me mungesë stafi, kërkon nga komisioni për buxhet mbi 361 mijë euro për programin e deputetëve - Gazeta Express
string(101) "kuvendi-me-mungese-stafi-kerkon-nga-komisioni-per-buxhet-mbi-361-mije-euro-per-programin-e-deputeteve"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:58

Kuvendi me mungesë stafi, kërkon nga komisioni për buxhet mbi 361 mijë euro për programin e deputetëve

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:58

Kuvendi i Kosovës në komisionin për buxhet ka paraqitur kërkesat e saj, e ku një nga to është buxhet shtesë për 361 mijë e 746 euro për te programi i deputetëve, pasi që siç tha sekretari, ka deputetë të legjislaturës së tetë dhe të nëntë që janë duke i marrë pagat në kalimtare, ashtu siç e parasheh ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu përmendi dhe stafin mbështetës politik, ku më 14 prill të 2023-ës Kryesia e Kuvendit kishte miratuar rregulloren për shtimin e 27 pozitave. E ku totali i këtyre 27 pozitave implikon në buxhet edhe 410 mijë e 326 euro shtesë.

“Kërkesa është e paraqitur në zbatim të legjislacionit dhe akteve nënligjore me qëllim që të plotësojmë kërkesat buxhetore apo të bëjmë zbatimin e akteve të brendshme. Kemi kërkuar te programi për deputetët 361,746 euro shtesë. Siç e dini, kemi dy legjislatura aktive, legjislaturën e 8 dhe 9, ku kemi deputet të cilët në pajtim me ligjin janë duke marrë pagë kalimtare. Dhe kemi një mungesë në këtë kategori të pagave për vitin fiskal 2026 dhe në mënyrë që të mbulojmë të gjitha pagat e deputetëve aktual, të legjislaturës së 10 dhe deri më 22 mars të legjislaturës së 8 që përfundon një njësie sipas nenit 16 të ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve. Te stafi mbështetës politik kemi një rregullore që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit më 14 prill 2023 dhe me këtë rregullore janë shtuar 27 pozita të reja: 5 këshilltarë për nënkryetar të Kuvendit, 14 nënpunës të kabinetit për kryetar të komisioneve parlamentare, 6 vozitës të grupeve parlamentare dhe dy të punësuar përkatësisht për grupin e deputetëve të rinj për forumin për transparencë parlamentare.  Domethënë, totali i këtyre pozitave të reja është 27 me një implikim buxhetor shtesë 410,326 euro duke filluar nga muaji mars, të kalkuluara vetëm nga muaji mars deri në dhjetor 2026”, tha sekretari.

Tjetër çështje ishte edhe ajo që administrata ka 213 pozita por buxhetin e kanë vetëm për 160 pozita, duke theksuar edhe se pjesa e stafit të administratës është nevojë imediate.

“Kurse në administratën e Kuvendit në buxhet i kemi 213 pozita, por buxhet për vitin 2026 kemi vetëm për 160 pozita, për të cilat jemi aktualisht, për shkak se kur është bërë projektligji i buxhetit është marrë si referencë buxheti i muajit mars 2025, në kohën kur ka përfunduar mandati i Kuvendit. Pjesa e stafit të administratës është nevojë imediate”, tha ai teksa përmendi edhe rastin e sotëm me 11 komisione parlamentare që vështirë të mbulohen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement