Kuvendi lëshon njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër nga ora 10:00 - Gazeta Express
string(83) "kuvendi-leshon-njoftim-per-seancen-konstituive-qe-do-te-vazhdoje-neser-nga-ora-1000"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 16:09

Kuvendi lëshon njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër nga ora 10:00

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 16:09

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër nga ora 10:00.

Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstituar legjislaturën e nëntë.

Pas miratimit të raportit të komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, procesi i konstituimit ka ngecur te zgjidhja e kryeparlamentarit. VV për disa herë me radhë e ka propozuar Albulena Haxhiun, mirëpo ajo s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.

Partitë opozitare kanë kërkuar nga VV ta ndërrojë kandidaten, duke thënë se Haxhiu është figurë përçarëse. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement