Kuvendi jep tender prej 90 mijë eurosh, i bën deputetët me laptopë të rinj - Gazeta Express
string(73) "kuvendi-jep-tender-prej-90-mije-eurosh-i-ben-deputetet-me-laptope-te-rinj"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 20:17

Kuvendi jep tender prej 90 mijë eurosh, i bën deputetët me laptopë të rinj

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 20:17

Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konstituar legjislatura e re, ky institucion tashmë ka dhënë tender për pajisjen me Laptop të ri për 120 deputetët.

Dosja është publikuar në faqen e E-Prokurimit.

Vlera e këtij tenderi llogaritet të jetë diku 90 mijë euro.

Dhe sipas një përllogaritje një Laptop pritet të kushtojë diku 750 euro.

Fitues është kompania EGS Pattern ShPK, transmeton Klankosova.tv.

Nënshkrimi i kontratës parashihet të bëhet nesër më 20 gusht.