Kuvendi i Shqipërisë miraton pr/ligjin, hotelet me 4 dhe 5 yje përjashtohen nga tatimi: Abstenojnë Majko, Braçe e Koçi - Gazeta Express
string(115) "kuvendi-i-shqiperise-miraton-pr-ligjin-hotelet-me-4-dhe-5-yje-perjashtohen-nga-tatimi-abstenojne-majko-brace-e-koci"

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 9:25

Kuvendi i Shqipërisë miraton pr/ligjin, hotelet me 4 dhe 5 yje përjashtohen nga tatimi: Abstenojnë Majko, Braçe e Koçi

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 9:25

Hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje në Shqipëri do të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin edhe për dy vite të tjera. Zgjatjen e afatit e miratoi Kuvendi i Shqipërisë pak pas mensante në seancë plenare.

Gjtihashtu u miratua edhe shtyrja deri më 31 dhjetor 2026 të afatit për aplikimin për investime strategjike. Pas 9 orëve debatit, Kuvendi hodhi në votim pr/ligjet dhe pr/vendimet e rendit të ditës, ku në sallë mungonin shumë deputetë.

Votimi nisi në orën 00:15 minuta të 31 janarit 2025, kur në seancë zunë vendin deputetët e mazhorancës, ndërsa karriget e opozitës vijuan të ishin bosh, me përjashtim të deputetit të PD-së Bujar Leskaj, i cili për dy pr/ligje bashkoi votën me socialistët.

Projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, që përjashton nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave për një periudhë 10-vjeçare, për ato struktura të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026, u miratua me 68 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Kundër votoi Bujar Leskaj i PD-së, ndërsa abstenuan Erjon Braçe, Pandeli Majko dhe Petro Koçi. Kurse pr/ligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim. Vota kundër ishte e Bujar Leksajt të PD-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement