Kuvendi i Moldavisë voton për ta mbyllur qendrën kulturore ruse - Gazeta Express
string(63) "kuvendi-i-moldavise-voton-per-ta-mbyllur-qendren-kulturore-ruse"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 6:56

Kuvendi i Moldavisë voton për ta mbyllur qendrën kulturore ruse

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 6:56

Kuvendi i Moldavisë votoi të enjten për të mbyllur një qendër kulturore ruse, përpjekje e re për ta kufizuar ndikimin e Moskës në vend një ditë pasi ambsadori rus u ftua në takim për shkak të hyrjes së dronëve që Moldavia e quajti të papranueshme.

57 deputetë në Kuvendin me 101 ulëse e mbështetën mbylljen e kësaj qendre. Partia e Veprimit dhe Solidaritetit e kryeministres pro-evropiane, Maia Sandu, e ka shumicën e ulëseve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Qeveria moldave tha se Qendra Ruse për Shkencë dhe Kulturë në Çisinau mund të shërbente si instrument për të promovuar narrativa që paraqesin rrezik ndaj sigurisë së Moldavisë.

Për shkak të çështjeve ligjore, kjo qendër do të mbetet e hapur deri në korrikun e vitit të ardhshëm. Mbyllja e saj ishte duke u diskutuar me muaj.

E zgjedhur për herë të parë më 2020, zonja Sandu ka bërë shtytje që Moldavia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në fundin e kësaj dekade.

Ajo e dënon luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e akuzuar Moskën se përpiqet ta destabilizojë dhe manipulojë opinionin publik në vendin e saj.