Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë KQZ ku i kërkon që të vendosë në dispozicion emrat e deputetëve për verifikimin e mandateve në seancën e parë plenare. Kjo seancë plenare do të mbahet ditën e premte në orën 10:00.
“Në përmbushje të detyrës së Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e mandateve të deputetëve shpallur të zgjedhur me vendimin nr/34, datë 28.8.2025 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”, kërkojmë nga ana juaj, në respektim të nenit 69 të Kushtetutës, dokumentacionin e depozituar pranë institucionit tuaj për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e datës 11 maj 2025”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së.