Kuvendi i dështimeve, shpresat te Kushtetuesja dhe ndërkombëtarët - Gazeta Express
string(64) "kuvendi-i-deshtimeve-shpresat-te-kushtetuesja-dhe-nderkombetaret"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 8:23

Kuvendi i dështimeve, shpresat te Kushtetuesja dhe ndërkombëtarët

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 8:23

Për herë të 33-të me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e zhytur vendin në një bllokadë institucionale.

Shkak kryesor mbetet mungesa e dakordësisë mes partive politike për votimin e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

Lëvizja “Vetëvendosje”, që ka propozuar Haxhiun, këmbëngul se ajo është zgjedhja e duhur, ndërsa PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar kategorikisht ta mbështesin, duke e cilësuar kandidaturën si të papranueshme.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike kanë komentuar për “Front Online” ngërçin politik, duke apeluar për një zgjidhje sa më të shpejtë për ti parandaluar pasojat e mëdha për vendin.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur për “Front Online” lidhur me situatën e bllokadës së zgjatur në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të papranueshme vonesën në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i gjykatës Kushtetuese me kërkesën e 10 deputetëve do duhej urgjent që të jap verditktin e tij është habi që është vonuar vendimi kaq gjatë”, u shpreh Baraliu.

Sipas tij, edhe pse nuk ka një afat të caktuar ligjor për zgjidhjen e kësaj çështjeje, drejtësia duhet të funksionojë mbi parimin e afateve të arsyeshme.

“S’ka afat për këtë çështje në drejtësi është parim në sistemet serioze të drejtësisë në Botë që afatet duhet të jetë të arsyeshme aty ku nuk janë të caktuara duhet të jenë të arsyeshme, nuk mund te ketë iracionalitet në drejtësi pa kufi, pasi s’ka caktim tek ne”, deklaroi Baraliu.

Ai kritikoi ashpër edhe klasën politike, duke e quajtur të paaftë për të dalë nga kriza

“Dy palët opozita e pozita janë të paafta se rezultati i zgjedhjeve ka qenë i tillë dhe përgjigja e qytetarëve që të bëhen bashkë e mos të marrin pushtetin veçmas e ata për inate nuk po ja lejojnë asnjëra palë tjetrës”, theksoi Braliu

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu është prononcuar për “Front Online” lidhur me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një vakum kushtetues.

Ai tha se hartuesit e Kushtetutës nuk e kanë paraparë që ngërçet ceremoniale do të krijonin pasoja të tilla.

Nëse vazhdon ngërçi politik, do të ndërhyjnë ndërkombëtarët, vlerëson Kryeziu.

“Kjo është vakum kushtetues, kur e kemi hartuar Kushtetutën nuk e kemi marr me mend që këto situata ceremoniale mund të krijojnë efekte negative në procedurë. Duhet të ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një kompromis duke paraparë interesin kombëtar para atij partiak e privat, tjetër rrugë nuk ka nëse vonohet ende do të ndërhyjnë ndërkombëtarët”, thotë Kryeziu.

Avokati Ardian Bajraktari është shprehur për “Front Online” se situata në Kuvendin e Kosovës paraqet një krizë të thellë politike, si pasojë e mungesës së vullnetit politik.

“Situata në Kuvend është krizë politike. Kjo krizë është pasojë e mungesës së vullnetit politik, veçmas të subjektit fitues të zgjedhjeve për sigurimin e shumicës së nevojshme për konstituimin e Kuvendit”, deklaroi ai.

Ai thotë se pavarësisht se çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka afat 60-ditor për vendim, reflektimi politik mbetet i domosdoshëm.

“Anipse çështja është adresuar në Kushtetuese, ku sipas ligjit ka afat 60 ditë nga pranimi i çështjes, reflektimi i subjekteve politike është i domosdoshëm. Sa më parë që të ketë reflektim nga ana e subjekteve politike, pasojat do të jenë më të vogla për vendin në përgjithësi”, shprehet Bajraktari.