Kuvend, nis debati për zëvendësministrat e rinj - Gazeta Express
string(46) "kuvend-nis-debati-per-zevendesministrat-e-rinj"

Kuvend, nis debati për zëvendësministrat e rinj

Gazeta Express

22/09/2020 15:39

Kuvendi nisi me vonesë diskutimin për zgjedhjen e zëvendësministrave. Opozita konteston kredibilitetin e tyre dhe emërimin e kuadrove të vjetra në dikastere të reja. Sipas VMRO-DPMNE-së, emrat e propozuar bien në kundërshtim me përcaktimet programore të Qeverisë.

“A nënkupton kërkesa për kuadro të reja dhe të pastra që Agim Nuhiu, ish zëvendësministër i Brendshëm dhe një kohë ministër ka komoditetin e plotë, sepse për kapacitetin e tij nuk dua të flas, t’i përgjigjet edhe sfidave në Ministrinë e Drejtësisë duke pasur parasysh të gjitha rekomandimet e strukturave ndërkombëtare të cilat kritikojnë mos zbatimin e drejtësisë, kriminalitetin, korrupsionin dhe nepotizmin i cili sundon në vendin tonë- deklaroi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo Edhe:

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se propozimet janë kuadro të cilët do t’i përkushtohen reformave dhe kapitujve për anëtarësim në BE.

“Ju siguroj se kandidatët e propozuara në mënyrë të vetëdijshme dhe me përgjegjësinë më të madhe do t’i kryejnë punët e tyre në përputhje me ligjin dhe përcaktimet e Qeverisë për zbatimin e programit të saj dhe interesat strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”.

Nga 16 postet e eshalonit të dytë, 8 prej tyre do t’i udhëheq LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit. 5 BDI, 2 Lëvizja Besa dhe një PDSH-ja. Seanca nuk filloi në kohë për shkak të dorëheqjes së deputetit Damjan Mançevski. Në vend të tij, Kuvendi me 82 vota emëroi Dime Vellkovskin. Jo zyrtarisht mësohet se Mançevsi do të emërohet në postin e Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë. Në seancën e Kuvendit, për shkak të masave kundër Kovid-19, kandidatët për zëvendësministra nuk ishin prezent në sallë. Pas votimit, të njëjtit do të japin betimin para kryetarit të Kuvendit./alsat