Kushtetuesja shtyu dhënien e vendimit, avokatja thirrje Yuri Kim: Ndërhy për Teatrin Kombëtar - Gazeta Express
string(91) "kushtetuesja-shtyu-dhenien-e-vendimit-avokatja-thirrje-yuri-kim-nderhy-per-teatrin-kombetar"

Kushtetuesja shtyu dhënien e vendimit, avokatja thirrje Yuri Kim: Ndërhy për Teatrin Kombëtar

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 12:12

Ditën e djeshme në parlament u miratua buxheti shtesë, pjesë e të cilit është edhe fondi për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Ndërsa sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jashtë ambienteve të Gjykatës e cilëson këtë akt në kundërshtim me Kushtetutën.

Lexo Edhe:

Avokatja Adriana Kalaja, në një deklaratë për mediat, është shprehur se miratimi i këtij akti normativ është në kundërshtim dhe në shkelje me Kushtetutën.

Ndër të tjera, ajo i ka bërë thirrje ambasadorëve, në veçanti ambasadores Yuri Kim që të dalë dhe të pronocohet në lidhje me ndërtimin e Teatrit të ri.

 “Më datë 22 qershor, sipas një akti normativ Këshilli i Ministrave, bazuar në propozimin e bërë nga ministria e Financave ka miratuar fondin shtesë në buxhetin e shtetit dhe një pjesë e mirë e kësaj shtese është dhe fondi që do kalojë për ndërtimin e Teatrit tëri, pra në favor të bashkisë.

Ne të gjithë jemi në dijeni se ku ndodhet çështja e Teatrit dhe të gjithë jemi në dijeni të faktit se të gjithë veprimet e institucioneve përgjegjëse për shembjen e Teatrit kanë shkuar në SPAK dhe në Gjykatën kushtetuese.

Janë të njëjtaj institucione të cilat në mënyrë konseguente kanë shkelur ligjin, kanë shkelur Kushtetutën. 6 ditë pas vendimit të Kushtetuese më 16 qershor, Këshilli i Ministrave, ministria e Financave, bashkia e Tiranës dhe Kuvendi nuk kanë respekt, nuk konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë konsideratë për vendimmarrjen e kësaj Gjykate.

Duke injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nxjerrin një akt i cili po kështu në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që të përshpejtojë në dhënien evendimit, sepse ky akt normativ mund të agravojë më tepër në prodhimin e akteve ligjore që kanë karakter të dëmshëm në interes të publikut. Do t’i bëja njëkërkesë ambasadorëve, sidomos ambasadores Kim e cila ka ndikuar shumë edhe në ngritjen e GJ.K. është momenti që ambasadorja duhet të dalë, të prononcohet dhe të bëjë një presion institucioneve përgjegjëse të cilat duhet të presin zbardhjen e vendimit nga GJ.K. Mos të merret me mediat dhe me vogëlsira por të dalë dhe të merret me këtë akt kriminal”, tha ajo.