Kushtetuesja rrëzon ndërtuesit, lë në fuqi çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme në Tiranë - Gazeta Express
string(106) "kushtetuesja-rrezon-ndertuesit-le-ne-fuqi-cmimet-e-reja-te-references-per-pasurite-e-paluajtshme-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2024 20:08

Kushtetuesja rrëzon ndërtuesit, lë në fuqi çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2024 20:08

Gjykata Kushtetuese ka gjetur unanimisht të pabazuar një kërkesë të Shoqatës së Ndërtuesve për të shpallur antikushtetues një pjesë të vendimit të qeverisë për caktimin e çmimeve të referencës për ndërtimin në Tiranë.

 Në ankimimin ata kërkonin shfuqizimin e vendimit të qeverisë i marrë në korrik të vitit të kaluar për rishikimin e çmimeve të  referencave që përdoren për tatimin në rast të shitjes së pasurive të paluajtshme.

Ndërtuesi ankimuan në kushtetuese këtë vendim me argumentin se u sillte atyre koste shtesë në taksën e ndërtesës dhe ndër të tjera ky vendim cënonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike.

Kushtetuesja e mori vendimin për rrëzimin e kërkesës  me argumentin se nuk është objekt shqyrtimi i këtij institucioni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement