Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se propozimi për nënkryetarin serb të Kuvendit duhet të bëhet nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb dhe të votohet me së paku 61 vota për.
“Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës dhe nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve) të Rregullores e Kuvendit rezulton se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti Serb (i) zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota për; dhe propozimi (ii) bëhet me shkrim (iii) nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb”, thotë pika 127 e aktgjykimit.
“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”.
Lista Srpska, që ka nëntë deputetë në Kuvend, ishte ankuar në Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, duke thënë se mosvotimi në pako i dy nënkryetarëve nga pakicat përbënte shkelje.
Kjo parti kishte propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar, por ai s’kishte marrë mbështetjen e nevojshme.
Nga komuniteti serb pozitën e nënkryetarit e kishte synuar edhe deputeti serb, Nenad Rashiq, që është i vetmi deputet serb në Kuvend që s’vjen nga Lista Srpska. As Rashiq s’kishte marrë mbështetjen e Kuvendit në tri herë votim. /Express/
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...