Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Berisha përshëndet vendimin - Gazeta Express
string(69) "kushtetuesja-pezulloi-zgjedhjet-ne-tirane-berisha-pershendet-vendimin"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 15:49

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Berisha përshëndet vendimin

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 15:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të planifikuara më 9 nëntor.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi këtë vendim si “një akt me rëndësi të madhe”, duke theksuar se ai tregon domosdoshmërinë e respektimit të ligjit dhe parimeve kushtetuese në procesin zgjedhor.

“U prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi qytetarët e Tiranës në të gjitha shtresat. Sot Kushtetuesja mori një vendim të cilin e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetuesës së vendit, kushtetuetshmërisë së rendit.

Përshëndes vendimin e gjykatësve të cilët mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, nga horrat e shtetit.

Megjithatë, kreu i opozitës theksoi se Florian Binaj do të mbetet kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se kur do të caktohet data e re për mbajtjen e zgjedhjeve.