Kushtetuesja-Parlamentit: Kërkesë për elaborim të ligjit për media - Gazeta Express
string(65) "kushtetuesja-parlamentit-kerkese-per-elaborim-te-ligjit-per-media"

Kushtetuesja-Parlamentit: Kërkesë për elaborim të ligjit për media

Gazeta Express

29/02/2020 13:44

Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar kërkesë deri te Kuvendi për elaborim të ligjit të miratuar për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (SHMAAV)për shkak të problemeve që u paraqitën periudhës së fundit, përcjell Gazeta Express nga TV21.

Sipas informatave tona, Kuvendi të hënën do të prononcohet lidhur me kërkesën të cilën Gjykata Kushtetuese e ka dërguar dhe do të kërkojë masë të përkohshme lidhur me ndodhitë e fundit midis televizioneve dhe operatorëve kabllovikë.

Lexo Edhe:

Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dje është takuar me përfaqësues të të gjithë operatorëve të bashkuar në Shoqatën e teknologjive informatiko-komunikuese, me ç’rast është arritur pëlqim që të anulohet ndërprerja e paralajmëruar e ritransmetimit të kanaleve televizive vendore dhe të huaja.

Është konstatuar se ekzistojnë mundësi që të vihet drejt zgjidhjes së përbashkët shumë shpejtë, si edhe ndërgjegjësim prej të gjitha palëve për zgjidhjen e çështjes, në pajtim me interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

Duke pasur parasysh mundësitë që të vihet deri në gjetje të përbashkët të shpejtë për zgjidhje të problemit, ka pëlqim që të anulohet ndërprerja e paralajmëruar e ritransmetimit të kanaleve televizive vendore dhe të huaja, informon TV21./GazetaExpress/B.Leka/