Kushtetuesja: Konstituimi të kryhet për 12 ditë, deputetët ta ushtrojnë funksionin në interes të shtetit dhe ta zgjedhin nënkryetarin serb - Gazeta Express
string(136) "kushtetuesja-konstituimi-te-kryhet-per-12-dite-deputetet-ta-ushtrojne-funksionin-ne-interes-te-shtetit-dhe-ta-zgjedhin-nenkryetarin-serb"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:17

Kushtetuesja: Konstituimi të kryhet për 12 ditë, deputetët ta ushtrojnë funksionin në interes të shtetit dhe ta zgjedhin nënkryetarin serb

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:17

Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar të pakonstituuar Kuvendin e Kosovës.

Ajo publikoi dispozitivin e aktgjykimit sot, duke bërë të ditur se konstaton se “Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”.

Kushtetuesja kërkon zgjedhjen e të pesë nënkryetarëve, përfshirë atë nga komuniteti serb. Lidhur me këtë, gjykata i referohet paragrafit 1 dhe 4 të nenit i cili flet për zgjedhjen e dy nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Gjykata urdhëroi që seanca konstituive të përfundojë brenda afatit prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi.

Deputetët janë urdhëruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në “interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe ta zgjedhin nënkryetarin serb.

“TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]  dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftim.