Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetares Emilija Rexhepi nga komunitetet joshumicë joserbe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Për më tepër, përkitazi me zgjedhjen e nënkryetares Emilija Redžepi, Gjykata vëren se bazuar në përcaktimet kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, (i) kandidatja ishte propozuar me shkrim, përmes shkresës [09/050/DO-031] të 26 gushtit 2025; (ii) nga shumica e deputetëve të komuniteteve tjera që nuk janë shumicë; (iii) kishte kuorum për vendimmarrje; (iv) votimi ishte i hapur; si dhe (v) kandidatja kishte marrë shumicën e nevojshme për zgjedhjen në këtë pozitë, respektivisht, 73 (shtatëdhjetë e tre) vota për, 1 (një) kundër dhe 23 (njëzet e tri) abstenime”, thotë pika 124 e aktgjykimit të Kushtetueses.
Ndërkaq, pika pasuese thotë se rrjedhimisht, Gjykata konstaton se procedura për zgjedhjen e nënkryetares së Kuvendit nga komunitetet e tjera që nuk janë shumicë nuk është në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...