Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat - Gazeta Express
string(101) "kushtetuesja-ende-ne-shqyrtim-te-kerkeses-se-listes-serbe-rreth-nenkryetareve-te-kuvendit-nga-pakicat"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 12:27

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 12:27

Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik”, tha Dula për RTV21.

Më 30 shtator përfundon masa e përkohshme e Gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve  dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë së re.