Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave. “Unë kam shkelur Kushtetutën? Nuk jam penduar aspak.
Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai.I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”.