Kushtetuesja cakton orën 17:00 për vendimin e Veliajt, jepet njoftimi zyrtar - Gazeta Express
string(74) "kushtetuesja-cakton-oren-1700-per-vendimin-e-veliajt-jepet-njoftimi-zyrtar"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 15:39

Kushtetuesja cakton orën 17:00 për vendimin e Veliajt, jepet njoftimi zyrtar

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 15:39

Gjykata Kushtetuese njofton zyrtarisht se sot, në orën 17:00, Kryetarja e Gjykatës, znj. Holta Zaçaj, do të zhvillojë një komunikim me gazetarët në ambientet e Gjykatës.

Ky komunikim do të jepet lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës për çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt:

“Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025, ‘Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”;

Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës;

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025, për pjesën që lidhet me zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement