Kushtet që magjistratët e rinj të përfitojnë kredi për blerjen e një banese - Gazeta Express

Kushtet që magjistratët e rinj të përfitojnë kredi për blerjen e një banese

Ballina

Gazeta Express

15/01/2020 17:15

Këshilli i Ministrave ka vendosur përmes një VKM-je të miratojë një procedurë të detajuar të kritereve dhe kushteve që një magjistrat duhet të përmbushë, në mënyrë që të përfitojë kredi për qëllime banimi. Interesat do të financohen nga shteti.

VKM-ja vendos që për blerjen e një shtëpie 50 m2 në qendër të qytetit, magjistrati mund të përfitojë vetëm një herë kredi hipotekore, ndërsa për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë, masa referuese e sipërfaqes së banesës në fjalë shtohet me 10 m2 për person.