Kushtet atmosferike shkaktojnë dëme në komuna, përfshirë edhe Prishtinën ku u rrëzu një lis - Gazeta Express
string(90) "kushtet-atmosferike-shkaktojne-deme-ne-komuna-perfshire-edhe-prishtinen-ku-u-rrezu-nje-lis"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 9:46

Kushtet atmosferike shkaktojnë dëme në komuna, përfshirë edhe Prishtinën ku u rrëzu një lis

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 9:46

Ndryshimet e papritura të kushteve atmosferike kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në Prishtinë, në rrugën “Ibe Palikuqi” në lagjen Mat, është raportuar për një lakim të nëj shtylle elektrike, ndërsa në parkun e qytetit është rrëzuar një lis si pasojë e erërave. Një lis i madh është rrëzuar edhe në rrugën Xhemail Prishtina, në afërsi të RTK-së.

Autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.