Kushte më të volitshme për kredi për ata të cilët për herë të parë blejnë banesë për banim, Banka Popullore së shpejti do t’i publikojë masat - Gazeta Express
string(139) "kushte-me-te-volitshme-per-kredi-per-ata-te-cilet-per-here-te-pare-blejne-banese-per-banim-banka-popullore-se-shpejti-do-ti-publikoje-masat"

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:33

Kushte më të volitshme për kredi për ata të cilët për herë të parë blejnë banesë për banim, Banka Popullore së shpejti do t’i publikojë masat

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2025 16:33

Personat që duan të blejnë banesë për banim dhe të cilët për herë të parë do të aplikojnë do të kenë kushte më të volitshme nga ata që bëjnë banesë për qëllime tjera. Masat që i përgatisin Banka Popullore, e që janë në këtë drejtim, pritet të publikohen për një deri në dy javë.

“Jemi relativisht të gatshëm me masat me të cilat do t’i lehtësojmë kushtet për ata që blejnë për herë të parë banesë për banim, ndërsa dukshëm do t’i shtrëngojmë kriteret me bashkëpunim me bankat për blerje të banesës, investim që nuk do të shërbejnë për banim. Kjo që po ndodh në tregun e banesave në Republikën e Maqedonisë sidomos në disa qytete, më shumë në kryeqyet, i vë në pozitë shumë të palakmueshme çiftet e reja ose personat e vetëm që ta zgjidhin çështjen e baninimit, për shkak se janë shumë të larta nga aspekti i përfitimit. Ne nuk dëshirojmë që ky trend të vazhdojë dhe mendojmë se si Bankë Popullore kemi instrumente me të cilat këtë do ta arrojmë”, deklaroi sot guvenatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Thotë se janë në kontakt me bankat dhe se janë marrë propozimet e tyre, një pjesë e të cilave janë pranuar. Lidhur me masat, guvernatori nuk ka zbuluar detaje përveç që në pyetje të gazetarëve tha se më shumë është për kthim të tatimit të vlerës së shtuar të personave, të cilët për herë të parë blejnë banesë.

Konsideron e kthimi i tatimit prej pesë në 18 për qind, nuk do të binte ndesh me këto masa. “Do të kemi përshtatje”, deklaroi Sllaveski.

Sipas tij, kudo në botë ekziston një dallim i qartë midis kreditimit për prona banesore dhe pronave si investim, dhe njerëzit që marrin kredi për të zgjidhur problemin e tyre të strehimit janë në rrezik shumë më të ulët për sa i përket shërbimit të kredisë.

“Personat që marrin hua para nga bankat për pronat në të cilat jetojnë janë në rrezik shumë më të ulët për sa i përket shërbimit të kredisë, domethënë, nëse e keni hipotekuar shtëpinë tuaj, thjesht do të përpiqeni ta përshtatni atë brenda të ardhurave tuaja në mënyrë që të mos jeni në një situatë ku vonoheni me kredinë dhe Zoti na ruajt, duhet të hiqni dorë nga apartamenti nëse nuk mund ta paguani kredinë”, theksoi Slaveski.

Guvernatori gjithashtu u bëri thirrje bankave – deklaratat e nënshkruara nga aplikantët e kredisë nuk duhet të jenë vetëm një formalitet.

“Kemi të dhëna se në rreth 73 për qind e banesave që blihen me kredi, në deklarata qëndron se ato janë të destinuara për të jetuar, por askush nuk e kontrollon këtë. Askush nuk kontrollon nëse adresa e banimit ka ndryshuar etj. Në shumë vende të botës, bankat i monitorojnë aplikantët për kredi për të parë nëse kanë ndryshuar vendbanimin e tyre dhe nëse përcaktohet se është dhënë një deklaratë e rreme se do të jetojnë në apartamentin që po blini me kredi, kjo konsiderohet mashtrim i rëndë dhe banka ka të drejtë të kërkojë menjëherë që kredia të kthehet ose të reduktojë periudhën e shlyerjes së kredisë në më pak vite”, tha Sllavevski.

Drejtori i Agjencisë për kadastër, Ivan Zhivkovski, me të cilin sot guvernatori kishgte takim paralajmëron se deri në fund të shtator do të duhej të ishte gati edhe regjistri i çmimeve për qiratë, i cili ka disa vite që funksionon.

Për momentin, siç qëndron në kumtesë, po punohet në një platformë të re që të mund të veçohen marrëveshjet nga shitblerjet.