Kush-kujt do ia shtrijë dorën e bashkëpunimit për 28 dhjetor? KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve - Gazeta Express
string(109) "kush1-kujt-do-ia-shtrije-doren-e-bashkepunimit-per-28-dhjetor-kqz-tregon-afatin-per-deklarimin-e-koalicioneve"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 22:27

Kush-kujt do ia shtrijë dorën e bashkëpunimit për 28 dhjetor? KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 22:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në fund të këtij viti, me 28 dhjetor.

Kësisoj, KQZ në faqen e saj, ka njoftuar edhe për afat e ndryshme për partitë politike, përfshirë këtu edhe periudhën brenda të cilës ato duhet të deklarohen për koalicionet mes tyre, shkruan Gazeta Express.

‘‘Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;’’, ka njoftuar KQZ’ja.

Ndryshe, pak ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin datën e zgjedhjeve parlamentare.

Edhe pse partitë si PDK, AAK, NISMA e LDK, preferuan një datë të mëhershme, Osmani vendosi për datën e lartcekur. Në anën tjetër, 28 dhjetori është datë të cilën e ka preferuar Lëvizja Vetëvendosje, dhe partitë që janë të afërta me të.

Këto zgjedhje parlamentare janë të dyta gjatë këtij viti, pasi që një proces i tillë zgjedhor është zhvilluar me 9 shkurt.

Megjithatë, nga procesi në fjalë nuk u arrit të krijohej qeveri e re, duke bërë kështu që vendi të përjetonte një krizë të thellë politike për shkak të kësaj, dhe për shkak të konstituimit të kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli partia e parë me 9 shkurt, edhe pse mori mandati dy herë nga Osmani, për dy të mandatuar, Albin Kurti, dhe, Glauk Konjufca, nuk arriti të siguronte votat për qeverinë. /GazetaExpress