Kush shkon në punë me virus dënohet me 20,000 dollarë në një rajon të Australisë - Gazeta Express
string(79) "kush-shkon-ne-pune-me-virus-denohet-me-20000-dollare-ne-nje-rajon-te-australise"

Kush shkon në punë me virus dënohet me 20,000 dollarë në një rajon të Australisë

Gazeta Express

04/08/2020 13:27

Banorët e Viktorias në Australi do të gjobiten me 20,000 dollarë, nëse shkojnë në punë duke e ditur se janë të infektuar me koronavirus, ndërsa ata që nuk e respektojnë karantinën do të dënohen me 4,957 dollarë.

Kryeministri rajonal, Daniel Andrews, i bëri të ditura gjobat e majme pasi Viktoria i regjistroi 439 raste të reja dhe 11 viktima të koronavirusit të martën, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u detyrua t’i merrte këto masa pasi disa banorë nuk e respektonin masën e vetizolimit, kur një gjë e tillë u kërkohej nga autoritetet.

“Përfundimisht, një gjobë prej pesë mijë dollarësh do të jetë për ata që e shkelin urdhrin për izolim”, tha Andrews.

Për ata që bëjnë shkelje të përsëritura të karantinës, gjoba mund të arrijë deri në 20 mijë dollarë, bëri të ditur zyrtari i lartë.

“Ne nuk duam që të arrijmë deri aty. Ne duam që njerëzit të jenë aty ku janë të thirrur të jenë”, tha ai.