Kush rri nën dardhë, ha… - Gazeta Express
string(22) "kush-rri-nen-dardhe-ha"

Kush rri nën dardhë, ha…

Gazeta Express

27/09/2020 16:28

“Kush rri nën dardhë, ha dardha!” Ne jemi nën dardhë, jo ai! E pastaj nën dardhë nuk mund të rehatohen mijëra veta, por disa, ata që e meritojnë, sepse mileti jonë e di se dardha pik nën dardhë dhe se ajo e ka bishtin prapa! Sjellja jonë është e moralshme dhe përligjet me mendësinë tonë! Mirë, tash shikoni televizor se pas pesë minutave do t’i drejtohem miletit tonë të dashur me një fjalim

Shkruan: Lis Bukuroca

Lexo Edhe:

1.

Ndërmarrja do të shitet, 50% për mua, atyre treve këtë herë nga 10%, kurse shefit të opozitës 20 %…

Po ata po na shajnë…

Ani, s’ka gajle, publikisht duhet të na shajnë, i ofendojmë edhe ne. Populli duhet të mendojë se jemi kundërshtarë. Për shembull: ata vendosin vija të kuqe, ne i vendosim të zezat.  

Ky është edhe patriotizëm! Kur ata t’i heqin të kuqet, ne i heqim të zezat dhe mu në atë çast, i veshin ata brekët e kuqe, ne të zezat dhe kështu, i ngulet popullit shqip! E di si thotë mileti jonë: “Kush rri nën dardhë, ha dardha!” Ne jemi nën dardhë, jo ai! E pastaj nën dardhë nuk mund të rehatohen mijëra veta, por disa, ata që e meritojnë, sepse mileti jonë e di se dardha pik nën dardhë dhe se ajo e ka bishtin prapa! Sjellja jonë është e moralshme dhe përligjet me mendësinë tonë! Mirë, tash shikoni televizor se pas pesë minutave do t’i drejtohem miletit tonë të dashur me një fjalim.

Qytetarë të nderuar, vëllezër dhe motra, ne do ta luftojmë krimin dhe ndaj kriminelëve, do të ketë zero tolerancë! Zero tolerancë, më kuptoni?! Unë nuk kam pasur frikë ta luftojë Millosheviqin, e aq më pak kriminelët, të cilët duan ta dëmtojnë ekonominë nacionale dhe të na bëjnë të varur nga Serbia.

Ky milet ka nxjerrë shumë trima dhe çdonjëri prej jush, është trim. Rroftë mileti kosovar i përvuajtur! Lavdi të rënëve për këtë tokë të shenjtë, por më shumë lavdi juve që po duartrokitni dhe juve heronjve të paqes që po na ndihmoni të bëjmë shpërndarjen më të drejtë të kapitali dhe vendosjen e tij në vende të sigurta: aty ku Serbia nuk ka mundësi shantazhimi…

Për cilin kriminalitet e pate fjalën?

Për kriminelët pa pushtet! Për ata që duan të na bëjnë konkurrencë!

Urime, ti je fenomenal, si ajo gruaja e moralshme në gazmore!

E di! edhe ti!

2.

Merkel është kancelare dhe udhëheq qeverinë me koalicionin.  Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetare e CDU-së, e partisë së Merkelit. Merkel nuk mund të përzihet në detyrën e kryetares, sepse do ta degradonte në invalide mendore, Karrenbauer nuk mund të përzihet në punën e Qeverisë, sepse marrëveshjen për koalicion e kanë nënshkruar tri parti!  Ajo është shefe e Qeverisë dhe nuk zbaton program partiak, por projektin e nënshkruar nga partnerët e koalicionit.

Në Kosovë kryetari i LDK-së vendos për Qeverinë, për shembjen dhe për ngritjen e saj. Ai sillet si një maço, si një tutor në një shtëpi publike, apo si një shef i një grupi parlamentar e qeveritar me të meta mendore, apo të cilëve u është pezulluar aftësia juridike!

Për 10 vjet Mustafa e shndërroi LDK-në parti pa dinjitet dhe pa sedër: në një masë amorfe, në një turmë pa vetëdije dhe pa kontroll, e cila vetëm duartroket kërkesat e autokratit, despotit të vetëm ish-komunist, ish-zyrtar i pushtuesit, në skenën politike europiane!

Partia e Rugovës sot lufton për të mbijetuar me ndihmën e Thaçit. Mustafa ka tradhtuar elektoratin e LDK-së dhe ka shkelur të gjitha premtimet dhe parimet.

Një të vërtetë që e kemi harruar na rikujton në një artikull gazetari Lirim Gashi tek revista Drini, se Azem Vllasi, ishte kundër heqjes së autonomisë së Kosovës. Për këtë kundërshtim qe burgosur nga Millosheviqi, kurse në paqe, në Kosovë, mbijetoi edhe një atentat.

E Isa Mustafa? Isa Mustafa pat firmosur anulimin e autonomisë dhe u shpërblye: ja ku e kemi me plot nderime dhe bos kryesor i Kosovës, që nuk udhëheq vetëm partinë, por merr vendime për qeverinë, për qeverinë debile, për qeverinë e Dullës mendërisht të retarduar!

Hasta la vista dinjitet, sedër, normalitet dhe njerëzi! Tash i hoqi vijat e kuqe me të cilat i fitoi votat. Po përgatit qeverinë e re me PDK-në!

Lamtumirë shtet juridik!

3.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e përkrahur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës – plotësisht dhe prej Bashkimit Evropian – pjesërisht, do ta çlirojë Kosovën në fillim të qershorit të vitit 1999…“   Rexhep Qosja

Me ndihmën e Zotit, por edhe të luftës dhe qëndresës sonë, erdhëm deri në këtë situatë që të shohim, ti kemi dy shtete…” Adem Demaçi

Për Qosen UÇK e çliroi Kosovën me ndihmë nga jashtë, për Demaçin zoti, si për një  klerik radikal!

Këto rrena janë arsyet pse ne nuk përmirësohemi kurrë dhe pse humbim edhe miqtë.

Kështu  mund të manipuloheshin njerëzit para disa shekujve, por jo sot ku dokumentohet çdo gjë.  Kur të kultivojmë një kulturë sinqeriteti, jo dyfytyrësie, nuk do të shkruanim si na pëlqen, por si ishte, pastaj në mbrojtjen e ardhshme të atdheut, do të merrnin pjesë më shumë njerëz në luftë dhe do të shpalleshin më pak veteranë në paqe.

Me zbukurimet historike, nuk ka nevojë të mbrojmë apo çlirojmë asnjë qytet, sepse vjen dikush dhe na shpall çlirimtarë, rrjedhimisht veteranë! Ato mendime janë pasojë e smirës dhe u mësojnë historianëve dhe popullit, se rrena është e moralshme dhe se mirënjohja, nuk është e domosdoshme! Pra, populli po shkatërrohet moralisht nga lartë! Kjo është tragjike!

Sot të kthyerit nga Kukësi e Bllaca, urrejtësit e Rugovës, apo udbashët dhe bijtë e tyre, intervenimin e konsiderojnë interes i SHBA-ve! Mu edhe si Serbia zyrtare!

Rugova ktheu vëmendjen e botës perëndimore në Kosovë. UÇK përshpejtoi intervenimin dhe çlirimin. Kjo është e vërteta. Ose shkurtimisht: Clinton e çliroi Kosovën me UÇK-në si ushtri tokësore. Pavarësinë e urdhëroi Bushi, Hashimi dhe Isa ndërtuan pronto-shtet!

Kaq! E sot? Sot ata që ishin fshehur nëpër shkurre, apo që u liruan nga burgjet serbe, pikërisht ata duan komb tjetër, jo për atë për të cilin u luftua!