Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e Vitaminës D - Gazeta Express
string(50) "kush-rrezikohet-me-shume-nga-mungesa-e-vitamines-d"

Shqiperi

Gazeta Express

23/11/2022 18:28

Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e Vitaminës D

Shqiperi

Gazeta Express

23/11/2022 18:28

Një nga aspektet më të rëndësishme të një jete të shëndetshme është marrja e sasive të duhura të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi ka shumë nevojë.

Për marrjen e vitaminave, ekspertët këshillojnë që të mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor shoqëruar me ndonjë suplement vitaminash.

Lexo Edhe:

Gjasat janë që pavarësisht regjimit të mirë ushqimor, ju sërish të keni mungesa të vitaminës D.

Si ta merrni Vitaminën D?

Trupi e krijon vitaminën D në mënyrë natyrale kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve ultravjollcë B të diellit.

Rrezet i japin energji kolesterolit në lëkurë gjë që detyron qelizat të prodhojnë vitaminë D.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta ekspozim në diell që trupi të nisë prodhimin e vitaminës D.

Ndërkohë që mund ta nxisni prodhimin e saj përmes ushqimeve që përfshini në dietën tuaj.

Atë e gjeni edhe tek peshku, produktet e bulmetit, por kryesisht djathi, e verdha e vezës, lëngu i portokallit, drithërat dhe mëlçia e viçit.

Për personat nën 70 vjeç, mjekët këshillojnë konsumimin e 600IU vitamine D. Ndërsa personat mbi 71 vjeç, duhet të konsumojnë 800IU vitamine D.

A rrezikoheni nga mungesa e Vitaminës D?

Mungesat e vitaminës D janë të mëdha në mesin e popullësisë globale.

Të dhënat tregojnë se rreth një milliard njerëz në botë vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Ky problem ka disa faktorë rreziku që sipas ekspertëve janë:

Punët në ambiente të mbyllura

Nëse punoni për orë të gjata në ambiente të mbyllura atëherë me siguri nuk keni mundësi të shfrytëzoni orët më të mira për përthithjen e rrezeve ultravjollcë B.

Nëse keni një punë të tillë, atëherë me siguri keni mungesa të vitaminës D.

Mosha

Organizmi i personave mbi 55 vjeç nuk i transformon rrezet ultravjollcë B në vitaminë D, ndaj këto grupmosha kanë nevojë për suplementë.

Pigmenti i lëkurës

Njerëzit, lëkura e të cilëve, ka pigment më të errët, kanë në organizëm sasi të mëdha melanine.

Kjo e fundit ngadalëson ritmet e përthithjes së rrezeve ultravjollcë B dhe kthimin e tyre në vitaminë D.

Dietat

Njerëzit që janë veganë, vegjetarianë dhe kanë tolerancë të ulët ndaj laktozës kanë vështirësi në ruajtjen e niveleve të duhura të vitaminës D në organizëm, ndaj duhet të marrin suplementë.

Mungesat e vitaminës D shoqërohen me dobësim kockash, sëmundje, dhimbje muskulare dhe inflamacion.