Kush për çka / John Gray: Liberalizmi - Gazeta Express
string(34) "kush-per-cka-john-gray-liberalizmi"

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:18

Kush për çka / John Gray: Liberalizmi

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:18

Një njeri i lirë është ai që zotëron të drejtat dhe privilegjet, për të cilat ka nevojë të mendojë dhe veprojë në mënyrë autonome – të sundojë vetën dhe të mos sundohet nga tjetri

Epiteti “liberal” është përdorur për herë të parë për një lëvizje politike vetëm në shekullin XIX, kur në vitin 1812 u përshtat nga Partia Spanjolle e Liberalve. Përpara kësaj date, sistemi i mendimit të liberalizmit klasik u ngrit sidomos gjatë periudhës së Iluminizmit Skocez, kur Adam Smithi iu referua “planit liberal për barazi, liri dhe drejtësi”, por megjithëatë termi “liberal” vazhdonte të përdorej kryesisht si derivat i fjalës liberality (liri mendimesh), virtytit klasik të njerëzimit, bujarisë dhe mendjes së hapur.

Lexo Edhe:

Ndonëse liberalizmi nuk ka natyrë ose thelb të pandryshueshëm, ai ka një tërësi veçorish të dallueshme të cilat tregojnë modernizimin e tij dhe në të njejtën kohë e bëjnë atë të dallojë nga traditat e tjera intelektuale moderne apo lëvizjet politike që lidhen me to. Këto veçori janë plotësisht të kuptueshme vetëm brenda përspektivës historike të krizave të shumta që shoqëruan procesin e modernitetit: shpërbërja e rendit feudal në Europë gjatë shekujve XVI dhe XVII, ngjarjet që vërtiteshin rreth Revolucionit Francez dhe atij amerikan në dhjetvjeçarin e fundit të shekullit XVIII, shfaqja e lëvizjeve masive demokratike dhe socialiste gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, si dhe zbehja gati e plotë e shoqërisë liberale nga qeveritë totalitare të kohës sonë.

Cilat janë elementet përbërëse të këyij koncepti? Është ai individualist, që do të thotë se pohon parësinë morale të personit përkundrejt pretendimeve të çdolloj kolektiviteti shoqëror; ai barazitar (egalitarian), duke qenë se u jep të gjithë njerëzve të njëjtin status moral dhe mohon që dallimet për sa i takon vlerës morale të qenieve njerëzore të kenë të bëjnë me rendin ligjor apo politik; ai universalist, që afirmon unitetin moral të qenieve njerëzoreduke i dhënë një rëndësi dytësore shoqërive të caktuara historike apo formave kulturore; dhe ai meliorist, që afirmon mundësinë e korrigjueshmërisë dhe të përmirësimit të të gjitha institucioneve sociale dhe marrëveshjeve politike. Është ku koncept i njeriut dhe shoqërisë që i jep liberalizmit një identitet të qartë që shkon përtej kompleksitetit e shumëllojshmërisë së madhe që ekziston brenda tij.

Morali liberal dhe pretendimet politike janë bazuar në teorinë e të drejtës natyrore të njeriut sa herë që kanë qenë mbrojtur nga thirrjet për një teori utilitare të sjelljes, duke kërkuar mbështetje si nga shkenca ashtu edhe nga feja. së fundmi, si çdo rrymë tjetër e sotme mendimi, liberalizmi ka përfituar nuaknca të ndryshme në secilën prej kulturave të ndryshme kombëtare në të cilat ka pasur një jetë të qëndrueshme.

Megjithatë, sistemi liberal i parimeve u paraqit dhe u mbrojt në mënyrë më ndikuese nga Adam Smithi, në librin etij Hetime mbi Natyrën dhe Shkaqet e Pasurisë së Kombeve (177ç). Analiza që bën Smithi në këtë vepër, ka tre tipare të rëndësishme, të cilat do trashëgohen nga pasardhësit e tij liberalë. Në fillim shpaloset ideja e shoqërisë njerëzore zhvillohet nëpër një sërë fazazh, epokash ose sistemesh të dallueshme, të cilat arrijnë kulmin në sistemin e tregtisë ose sipërmarrjes së lirë. Ky koncept shënon një rritje të ndikimit historik mbi idenë, e cila hasej shpesh autorët humanistë qytetarë të Rilindjes, të cilët, në drejtime të tjera, kishin një ndikim të madh tek iluministët skocez, e pranishme kjo edhe në veprën e Makiavelit, ku thuhej se shoqëria njerëzore mund të kuptohet si një sërë ciklesh të thjeshta të lulëzimit dhe rënies së qytetrimeve. Së dyti, ashtu si të gjithë liberalët e mdhenj, Smithi pranon se ndryshimet e sistemit ekonomik shkojnë paralel me ato të strukturës politike, kështu që një sistem i lirisë së tregtisë gjen përgjegjësin e vet të natyrshëm në një rend kushtetues, që garanton të drejtat qytetare dhe politike të njeriut. Në përfundim, sistemi i Smithit është qartazi individualist. Në të, institucionet shoqërore kuptohen si rezultate të veprimit të individëve njerëzorë, por jo si kryerje të synimit apo planit të njeriut. Me fjalë të tjera, sistemi që shpjegon Smithi, është një variant i individualizmit metodik, me agjentin individual njerëzor si qëllim të çdo shpjegimit shoqëror. Sistemi smithian, në kuptimin moral, është individualist edhe sepse jep konceptin e tij të sistemit të lirisë natyrore, ku gjithsecili zotëron lirinë më të madhe të përputhshme me një liri të ngjashme për çdokënd tjetër.

Një njeri i lirë është ai që zotëron të drejtat dhe privilegjet, për të cilat ka nevojë të mendojë dhe veprojë në mënyrë autonome – të sundojë vetën dhe të mos sundohet nga tjetri. (…)Liria që e ndan njeriun nga skllavëria, nuk është gjë tjetër veçse liri për të zgjedhur dhe për të lëvizur mes organizatave a firmave autonome ose të pavarura, punëmarrësve, dhe kjo nënkupton pronë private në burime më tepër se në aftësi. Një formë skllavërie vjen pas rënies së mjeteve të prodhimit nën kontrollin e një pushteti të vetëm. Si përfundim, siç e ka thënë në mënyrë profetike një prej arkitektëve të shtetit totalitar sovjetik: “Në një vend ku punëdhënësi i vetëm është shteti, opozitë do të thotë të vdesësh nga uria e ngadalshme. Parimi i vjetër se kush nuk punon nuk ha, është zëvendësuar nga një parim i ri: kush nuk bindet nuk ha”.

/Marrë nga John Gray ‘LIBERALIZMI’, me përkthim të Altin Raxhimi, “Botimet IDK”

/Gazeta Express