Kush për çka / John Dewey: Shkolla dhe Shoqëria - Gazeta Express
string(44) "kush-per-cka-john-dewey-shkolla-dhe-shoqeria"

Kush për çka / John Dewey: Shkolla dhe Shoqëria

Arte

Gazeta Express

05/08/2022 17:17

Shkolla, si një institucion, duhet të thjeshtojë jetën shoqërore ekzistuese; duhet ta reduktojë atë, si të thuash, në një formë embrionale

John Dewey

Lexo Edhe:

Unë besoj se gjithë edukimi zhvillohet nga pjesëmarrja e individit me vetëdijen shoqërore të njerëzimit. Ky proces fillon në mënyrë të pavetëdijshme pothuajse ne lindje, dhe është vazhdimisht në formim të forcve të individit, në ngarkimin e vetëdijes, në formimin e shprehive të tij, në trajnimin e ideve të tij dhe në nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve të tij. Ndërmjet edukimit të pavetëdijshëm individi gradualisht arrin të marrë pjesë në burimet intelektuale dhe morale që njerëzimi ia ka dalë mbanë t’i bëjë bashkë. Ai bëhet një trashëgimtar i fondit potencial të qytetërimit.

Unë besoj se edukimi i vërtetë unik arrihet nëpërmjet studimit të forcave të fëmijës me anë të kërkesave të situatave shoqërore në të cilat ai do të gjendet. Nëpërmjet këtyre kërkesave ai stimulohet të veprojë si një anëtar i një bashkësisë, të dal nga kufizimi i tij origjinal i veprimit dhe ndjenjave dhe të konceptojë veten nga pikëpamja e mirëqenies së grupit të cilit ai i përket. Nëpërmjet reagimeve që të tjerët bëjnë ndaj veprimtarie së tij ai arrin të njohë çfarë do të thotë kjo në kuptimin shoqëror. Vlera që ato kanë reflektohet prapa tek ata. P. Sh., nëpërmjet reagimit që bëhet ndaj belbëzimeve instiktive, fëmija arrinë të kuptojë çfarë do të thonë këto belbëzime, ato janë transformuar në gjuhë të artikuluar dhe kështu fëmija ndihet i prezantuar me pasurinë e konsoliduar të ideve dhe emocioneve të cilat tashmë janë të përmbledhura tek gjuha.

Unë besoj se shkolla është kryesisht një insititucion shoqëror. Edukimi, duke qenë një proces shoqëror, e bën shkollën thjesht një formë jete komuniteti në të cilën të gjitha degët e saj të mësimdhënies janë të përqendruara të jenë sa më efektive në nxitjen e fëmijës, për të ndarë kështu burimet e trashëguara të njerëzve dhe për t’i përdorur forcat e tij për qëllime shoqërore. Unë besoj se edukimi, për pasojë, është një proces i të jetuarit dhe jo një përgatitje për jetën e ardhshme. Unë besoj se shkolla duhet të përfaqësojë tek fëmija jetën aktuale – jetën e gjallë dhe reale që ai bën në shtëpi, në lagje apo në sheshin e lojërave. Unë besoj se edukimi që nuk ndodh nëpërmjet formave të jetës, forma që për interes të tyre janë vlera jetesa, është gjithmonë një zëvendësim i dobët i realitetit të vërtetë dhe orvatet ta mpijë dhe ta bëjë atë të pandjeshëm.

Unë besoj se shkolla, si një institucion, duhet të thjeshtojë jetën shoqërore ekzistuese; duhet ta reduktojë atë, si të thuash, në një formë embrionale. Jeta ekzistuese është kaq komplekse sa që fëmija nuk mund të sillet në lidhje me të pa konfuzion ose hutim; aq më tepër, që ai ndihet i shastisur edhe nga moria e aktiviteteve që zhvillohen, kështu që detyrimisht e humbet forcën e vet për reagim të organizuar, ose është kaq shumë i stimuluar nga këto aktivitete të ndryshme, sa që forcat e tij thirren para kohe e shumë shpejt në veprim, duke e bërë ose tepër të specializuar ose tepër të ç’integruar.

Unë besoj se disiplina e shkollës duhet të zhvillohet nga jeta e shkollës si një tërësi dhe jo drejtpërdrejt nga mësuesi. Unë besoj se detyra e mësuesit është thjesht të përcaktojë mbi bazën e përvojës së gjerë dhe mençurisë së arritur nga njerëzimi, se si – e gjithë kjo disiplinë e jetë – të mund të shkojë e plotë te fëmija. Unë besoj se gjithë çështjet e vlerësimit të fëmijës dhe “provimit” të tij duhet të përcaktohen e t’i referohen po të njëjtit standart. “Provimet” janë të dobishme vetëm për aq sa ato testojnë përshtatjen e fëmijës për jetën shoqërore dhe arrijnë të zbulojnë vendin në të cilin ai mund të jetë më shumë i dobishëm dhe ku ai mund të marrë më shumë ndihmë.   

/Marrë nga John Dewey ‘Shkolla dhe Shoqëria’, me përkthim të Akil Bubesi, “Plejad” 2003

/Gazeta Express