Kush nga prishtinasit e prekur me COVID 19 merr ndihma? Flasin nga komuna - Gazeta Express
string(72) "kush-nga-prishtinasit-e-prekur-me-covid-19-merr-ndihma-flasin-nga-komuna"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 9:23

Kush nga prishtinasit e prekur me COVID 19 merr ndihma? Flasin nga komuna

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 9:23

Muhedin Nushi, nënkryetar i Komunës së Prishtinës sqaroi ndihmat që po jep kjo komunë për qytetarët në këtë kohë pandemie.

Nushi deklaroi se personat e infektuar që janë mbi moshën 65-vjeçare do të marrin 100 euro ndihmë në muaj. Ai tha se janë rreth 3 mijë që do të marrin asistencë sociale 80 euro në muaj.

Lexo Edhe:

Ndërsa për bizneset Nushi nënvizoi se do të akordohet një grant me vlerë 5 mln euro.

“Mbështetja financiare për personat e prekur me COVID, numri i tyre do të jetë mbi 15 mijë deri më tani. Afër 15 mijë e 300 persona janë të infektuar në Komunë të Prishtinë.

Ata që janë mbi moshën 65-vjeçare do të marrin 100 euro, ata që janë deri moshën 65-vjeçare do të marrin 50 euro. Kemi edhe paketën e ndihmës së familjeve në asistencë sociale.

Deri më tani janë 1700 familje të evidentuara në Komunën e Prishtinës. Gjatë kohës së pandemisë kemi pasur rritje të numrit të familjeve që kërkojnë asistencë sociale, kemi 3 mijë familje. Ato do të marrin 80 euro në muaj dhe do të marrin dru për ngrohje, pa pagesë normal.

Po ashtu ndihma tjetër është ajo për persona me aftësi të kufizuar, që edhe këta do të marrin nga 80 euro. Më e rëndësishmja është ndihma që do ju ofrojmë bizneseve, ajo pako ose granti i aprovuar në Kuvend është në vlerën prej 5 mijë eurove. Deri nesër kanë mundësi të aplikojnë afro 16 mijë biznese. 5 mln grante për biznese dhe 3 mln euro ndihma të tjera. 8 mln euro ndihma vetëm komuna e Prishtinës”, tha Nushi për Euro News.

“Deri më datën 25 dhjetor pjesa dërmuese e këtyre ndihmave do të shpërndahen”, u shpreh ai më tej.

Sa i përket linjave të urabanëve falas në Prishtinë ai theksoi:“E kemi marrë vendimin që më herët. Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka qenë një propozim i PDK-së, që për periudhën 4-mujore deri në fund të marsit të aprovohet kjo masë, pra qytetarët të përdorin urbanët pa pagesë”.