Me zbardhjen e listave të PS të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit kanë vënë re disa mungesa të emrave që kanë qenë kryesor në PS.
Socialistët kanë lënë jashtë listave për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit disa nga emrat e spikatur të saj. Jashtë listës është lënë vetëm një ministre, Elva Margariti por edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ditmir Bushatit debati me kreun e qeverisë i ka “kushtuar” vendin në listën e socialistëve ndërkohë që jashtë janë lënë edhe Adnor Shameti, Sadri Abazi dhe Adriana Jaku.
Në sy bie fakti që PS ka larguar nga lista Ditmir Bushatin, Luan Harushën dhe Senida Mesin, tre nga deputetët në qarkun e Shkodrës, një zonë e kuqe për socialistët, e vetmja bashki që aktualisht drejtohet nga demokratët.
Lista
Elva Margariti
Sandër Lleshaj
Sadri Abazi
Elona Gjerbrea
Ditmir Bushati
Adnor Shameti
Anastas Angjeli
Vasilika Hysi
Eglantina Gjermeni
Vasilika Hysi
Besnik Bare
Sadi Vorpsi
Musa Ulqini
Adriana Jaku
Adnor Shameti
Luan Harusha
Senida Mesi
Andrea Marto
Rolant Xhelilaj
Arben Kamami
Fate Velaj
Në listën e PS për kandidatë e zgjedhje parlamentare të 25 Prillit është vënë re edhe një afrim i emrave të opozitës së re parlamentare, por askush në listë të sigurt.
Nga opozita parlamentare në listën e PS janë disa Halit Valteri Tiranë, Nimet Musai Fier, Klajdi Qama Berat, Ylli Shehu Tiranë dhe Enver Rroshi Elbasan .
Në Fier, po ashtu do të garojë edhe Robert Bitri.
Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski.
–