Kush janë favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025? - Gazeta Express
string(51) "kush-jane-favoritet-per-ta-fituar-topin-e-arte-2025"

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 18:40

Kush janë favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025?

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 18:40

Topi i Artë është çmimi më i madh individual në futbollin botëror dhe ëndrra e shumë lojtarëve është ta fitojnë një ditë këtë trofe. Një tjetër rast që kjo ëndërr të bëhet realitet po afrohet, dhe le të shohim cilët janë favoritët kryesorë për të fituar “Ballon d’Or 2025”.

1. Ousmane Dembélé
Dembélé mund të fitojë çmimin në përpjekjen e tij të parë, pasi këtë vit mori nominimin e parë në karrierë. Ai ishte vendimtar në suksesin historik të PSG-së, duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve.

51 gola & asistime në 53 ndeshje

Golashënuesi më i mirë i Ligue 1

Futbollisti i Vitit në Ligue 1

Futbollisti i Sezonit në Ligën e Kampionëve

2. Lamine Yamal

Numri 10 i Barcelonës mund të bëhet fituesi më i ri i Topit të Artë në histori, nëse ia del të lërë pas Dembélén këtë vit. Ai mahniti botën me talentin dhe pjekurinë e tij, duke fituar shumë admirues.

Ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën brenda Spanjës

E çoi skuadrën deri në gjysmëfinale të Champions League

E dërgoi Spanjën në finalen e UEFA Nations League

59 gola & asistime në 57 ndeshje

Golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Champions

Futbollisti i Sezonit në La Liga

Nëse fiton, do të ishte hera e parë që lojtarë spanjollë fitojnë dy vite radhazi që nga vitet ’60.

3. Raphinha

Braziliani shkëlqeu sidomos në ndeshjet e mëdha, duke shënuar kundër skuadrave si Real Madrid, Bayern Munich, Inter dhe Borussia Dortmund. Ai ishte një element vendimtar në sukseset e Barcelonës dhe është po aq i merituar sa çdo kandidat tjetër.

4. Mohamed Salah

Sulmuesi i Liverpoolit pati ndoshta sezonin më të mirë individual në historinë e Premier League.

Fitoi Premier League

Golashënuesi më i mirë (Golden Boot)

Playmaker i sezonit (më shumë asiste)

Futbollisti i Vitit në Angli

E vetmja ‘njollë’ ishte eliminimi i hershëm i Liverpoolit në Champions League (1/16), që i ul gjasat për Topin e Artë.

5. Gianluigi Donnarumma

Kapiteni i Italisë pritet të jetë portieri me renditjen më të lartë në Ballon d’Or 2025. Ai ishte thelbësor në suksesin e PSG-së, me pritje vendimtare, penallti të ndaluara dhe një “clean sheet” në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pra, “frontrunner” është Ousmane Dembélé, por Lamine Yamal dhe Mohamed Salah janë kandidatët më seriozë për t’i sfiduar./GazetaExpress/