Kush janë 5 policët që dyshohen për “përvetësim në detyrë” në rastin e pakove me cigare në vlerë 30 mijë euro - Gazeta Express
string(107) "kush-jane-5-policet-qe-dyshohen-per-pervetesim-ne-detyre-ne-rastin-e-pakove-me-cigare-ne-vlere-30-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 22:34

Kush janë 5 policët që dyshohen për “përvetësim në detyrë” në rastin e pakove me cigare në vlerë 30 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 22:34

Gazeta Express ka mësuar se Arianit Çitaku, Jeton Ibrahimi, Kastriot Syla , Alban Sahiti dhe Fatmir Uka, ky i fundit i ndaluar për 48 orë, janë policët e dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Përvetësimi në detyrë”.

IPK njoftoi se bazuar në të dhënat fillestare hetimore dhe provat e siguruara deri në këtë fazë, “ekziston dyshimi se zyrtarët policorë më 13 Mars 2026  gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë””.

Sipas dyshimeve fillestare zyrtarët policorë  në këtë rast, “pasi paraprakisht kishin sekuestruar mbi 100 paketa me cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dyshohet se i kanë përvetësuar 24 paketa me cigare, rreth 12,500 pako cigare në vlerë rreth 30.000 euro, kurse në Doganën e Kosovës i kanë dorëzuar vetëm 84 paketa me cigare të cilat janë dyshuar si të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas veprimeve hetimore polici Fatmir Uka është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse  katër zyrtarët tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt.

“IPK në interes të hetimit dhe pasi që natyra e veprës penale që lidhet drejtpërdrejt me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe integritetin e zyrtarit policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për të pesë zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, theksohet në njoftim.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njoftoi se brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement