Kush ishte Ivanoviqi, serbi i preferuar i Kurtit? - Gazeta Express
string(47) "kush-ishte-ivanoviqi-serbi-i-preferuar-i-kurtit"

Kush ishte Ivanoviqi, serbi i preferuar i Kurtit?

Gazeta Express

17/01/2023 19:50

Gazetar: Genc Godanci

Më 14 prill të vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan 31 kosovarë në lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë. Të mbijetuarit e kësaj masakre, thonë se aksionin e udhëhoqi ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Lexo Edhe:

Ato që u folën në Gjykatë, janë të shkruara detajisht në veprën e saj letrare.

Flora Peci ishte njëmend personi i fundit që foli në Gjykatë kundër Oliver Ivanoviqit, i dënuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Mitrovicë.

Ajo e mban mend mirë fytyrën dhe urdhrin që e dha ai me 14 prill të vitit 1999 në Lagjen e Kovaçëve.

Bashkë me vëllain e Florës, Afrimin dhe djalin e axhës së saj, Enverin, atë ditë u vranë edhe 29 civilë tjerë të pafajshëm.

Andaj momenti i dënimit të ish-politikanit serb, s’harrohet nga profesoresha e gjuhës shqipe.

Familjarë të vrarë nga forcat paramilitare serbe ka pothuajse secili në këtë lagje.

Njëra prej tyre është edhe bashkëshortja e Beqir Hajrës që s’i hiqet nga mendja se në ç’gjendje e pa burrin e saj, një ditë pasi serbët i ndanë burrat e gratë nga familja.

Përgjithmonë në kujtesë, kjo datë do t’i mbetet edhe të mbijetuarit të masakrës, Xhemshit Smajlit.

Pesë persona që shpëtuan pasi erdhi ushtria e rregullt, e dinë mirë se kush dha atë urdhër.