Kush ishte Adem Elshani - Gazeta Express
string(23) "kush-ishte-adem-elshani"

Kush ishte Adem Elshani

Gazeta Express

15/11/2020 13:38

Per burrat me nam, per qendrestaret, per ata qe nuk jane lakuar kurre, e te cilet sot sikur i kemi lene ne meshiren e kohes, secili prej nesh do te duhej te evokonte kujtime e te zbardhte sado pak keto personalitete, pjesa me e mire e te cileve, kane ikur ne boten e amshimit.

Mustafë RUGOVA

Lexo Edhe:

Mirepo, per aq sa eshte e mundshme secili prej nesh e ka deryrim shpirteror e moral t’i vere ne spikame e te zbardhe jeten dhe perkushtimin e tyre deri ne sakrificat me sublime.


Njeri prej tyre,  nder me te shquarit, i cili kudo qe shkoi e nderoi gjithë racën tonë e ne veçanti Rrafshin e Podgurit dhe Lugun e Drinit, eshte Adem Arif Elshani, nga Ozdrimi, e per te cilin une vete po edhe shume e shume te tjere, kete burre me nam e kujtojne si njerin nder qendrestaret me te thekur te epokes se para dhe pas LDB.

Nuk ka mjedis shqiptar qe nuk e permend e qe nuk eshte ne gjendje te evokoj kujtime, sidomos per perlat  e tij epike qe na i ka lene, e ku secili i çkoklon keto urti kur me mire e me mire, dhe gjenerata e re mahnitet kur degjon keto testamente nga kjo mendje kaq e ndritshme.
 
Per jeten dhe krajatat e tij, me se miri flet pinjolli i kesaj familjeje, nipi i tij Ademi, qe e gezon emrin e babgjyshit plak.
 
Adem Arif Elshani  ishte vetem  4 vjec, kur serbet dhe malazezet kishin djegur Ozdrimin ne vitin 1912, me çrast e vrane  Ali e Rexhe Elshanin , e ku menjehere pas ketij tmerri, kishin leshuar  HAJKEN per ta zene e per ta ekzekutuar  Tahirin, kryezotin e kesaj shtepie te madhe.  Pas kesaj lemerie, familja Elshani jane detyruar dhunshem qe ta braktisin  Ozdrimin  per tu fshehur ne Pejë me Baben Arif dhe nanen Fazë, si dhe vellain e Ademit- Bajramin qe ishte vetem  2 vjecar.

Pasi kalon ai rrebeshi mizor, familja e Ademit kthehet serish ne fshatin e lindjes kur ai ishte ne moshen 7 vjecare. Aty e gjejnë shtepine e kallur shkrumb e hi. Kishte shpetuar vetëm gjysma e hambarit, te cilin pasi e renovojne Arifi, babai i Ademit bashke me nanen Faze.

Nderkaq dy familjaret tjere, Musa dhe Ibish Elshani, që Serbia posa i kishte lene jetime  i kishte strehuar halla e tyre e martuar ne Poqeste. Ademi, ani se femije shkon i merr e i kthen ne Ozdrim, e te cilet i ka mbajte e i ka rrite deri sa jane martu.

Ademi, si femije kishte pare tmerre e llahtari te shumta, ku zullumcaret serbo-malazez kishin djege, vrare e persekutu te gjitha ato familje qe kishin ngritur zerin kunder ketyre mizorive. Ndaj mu per kete, ai nuk po gjente qetesi ne shpirt, dhe ishte betuar ne varret e viktimave dhe ne flamur se nje dite te bukur  me diell do t’ua merrte hakun.

Por per kete iu desht te behej nder kryengritesit me te medhenj te Rrafshit te Podgurit.

Ne lufte kunder Serbise fillimisht i bashkangjjtet  brigadave nacionaliste, ne fillim si luftetar i thjeshte,  per ti goditur nje nga caqet me cetnike te Serbise, gjithmone duke marre instrukcione nga babgjyshi plak, Tahir Elshani, qe ishte komandant i Levizjes Kaçake ne Podgur.
 
Me kohen Ademi zgjedhet udheheqes i Brigades se Dukagjinit qe numeronte  deri 750 burra te armatosur. Kjo brigade shquhet sidomos ne luften e Pazarit te Ri per t’u dale ne mbrojtje vellezerve shqiptare dhe boshnjakve  me te cilet na rrjedh i njejti gjak neper damare… Ne kete lufte te pergjakshme bashke e krah per krah me mulla Zeke Berdynen e me priftin e Zllakuqanit Dom Pjeter Berisha, por edhe me ndihmen e pakursyeshme te Shaban Polluzhes me brigaden e tij, arrijne t’i shpetojne me mijera familje shqiptare e boshnjake, si dhe t’i asgjesojne qindra e mija qetnikë, te cilet kishin bere krime te papershkrueshme ne ate pjese te  dhimbshme te atdheut.

Per betejat e Ademit me shoke kane folur me mahni sidomos Avdi Xhemajl Zekaj dhe Sejdi Sadik Zekaj nga fshati Novoselle, bashkeluftetaret e tij. Ne nje rast thuhej dhe ishte çu potera se e kane vrare Ademin. Shokte dhe bashkeluftetaret e tij bien per dhé. Por shpejt del se ky qe nje lajm i rreme, sepse Ademi ishte gjalle. Ai qe e dikton me se pari se Ademi nuk eshte vrare, ishte Avdi Xhemail Zekaj, i cili kur degjon krismat e armeve neper istikamet shqiptare, ngazellehet aq shume sa dredhet e u thote shokeve: Ademi eshte gjalle! Te gjithe habiten nga gezimi, por edhe befasohen prej fjaleve te Avdise, dhe i thone: Ku e more vesh qe Ademi eshte gjalle? Ai u thote, ia ndjeva krismen mashinkes se tij. Ata i thonese tana mashinkat jane njesoj. Jo, u thote Avdia; Mashinka e tij qet tri ka tri!

Pas perfundimit te LDB, Ademi jetoi per 4 vite kaçak. Pas ardhjes se Titos ne pushtet, familjen Elshani e maltretojne rende, i burgosin tre vellezerit e tij: Bajramin, Halilin dhe Avdylin, dhe i maltretojne familjen  duke i bere rresht me gra e femije me shpinde per muri, duke i mesyer me gjipa e “gazika” per t’i detyru te tregojne se kush eshte Ademi. Ne nje rast  Bajrami detyrohet qe te takohet me Ademin, i cili asokohe ishte i fshehur ne Rugove tek te afermit e Arif Rekut. Ademi i thote: ishalla takohemi ne ate dynje, se per te gjalle shkaut nuk i bie ne dore.

Pasi qendron 7 dite duke u munduar me bind Ademin qe te dorezohet, Bajrami kthehet dhe pergjat rruges nis e i vajton familjaret me za, e ku thuhet se nga ky vaj i dhimbshem kane ushtuar malet e Rugoves. Ademi kur e degjon vajtimin  e vellait, e therret Bajramin edhe i thote: “Hajli kofte, koka shkru me u ba kurban i 74 robeve!” Aty per aty hallallshitet me tan ata burra qe ka luftu aq gjate me ta, e ku ua len armet amanet.

Sapo kthehet me Bajramin, OZN-a e marrin menjehere ku e maltretojne per vdekje. Fillimisht ia thejne dhembet, duke e futur ne uje te ftofte deri ne gjoks, me pranga ne duar hic me pak se 3 jave ne burgun e Gurrakocit.  Ai do te kete thene: “Nuk kish asgje me veshtire se me tu kthy jeta bythprape.” Kur e kane fute ne rryme, thuhet e ka hanger gjuhen me dhembe per pune qe mos me mujt me shti me i kallxu shoket e vet.

Pas nje kohe, pas nje amnestie, lirohet prej burgu, dhe, per shkak te autoritetit qe gezonte e emerojne Kryetar ( Miftar) ne fshatin Ozdrim. Gjate kesaj kohe, duke e shfrytezuar postin, arrin te riorganizoje bashkeluftetaret e vet, ku marrin aksione te shumta duke i sulmuar caqet e qetnikve e dhe xhandarmerise serbe ne Dukagjin, Drenice e deri ne Llap.

Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, Ademi bashke me Syle Mehmetin, Sami Pejen dhe shoke te tjere, ne fshatin Nakell themeluan degen e NDSH-se per Dukagjin…

Ne kohen kur Mehmet Shehu kishte bere plane te rendesishme kombetare, e njera nga keto plane ishte pergaditja dhe rekrutimi i diversanteve per t’i futur ne Kosove e per te ra ne kontakt me njerezit me me ndikim atje. Grupi i diversanteve te pare perbehej prej pese vetave, te cilet fillimisht perpiqen te bien ne kontakt me Adem Elshanin, por Ademi meqe dyshonte ne njerin prej tyre, nuk pranon te bashkepunoj. Me vone permes Kadri Qetes bie ne koontakt me diversantet, ku pergaditen per nje kryengritje te madhe ne gjithe vendin qe Kosova t’i bashkangjitet Shqipnise. Per fatin e keq, Ademi bashke me mulla Zeken e me shume shoke te tjere arrestohen, dhe Ademi denohet me vdekje ne gjykaten e Pejes. Por pasi Ademi nuk pranon avokatin mbrojtes, kerkon rigjykim.

Sipas historianit Isuf Mavraj ne vitin 1952, Ademin e denojne me 15 vjet, Kurt Abazin, perndryshe bajraktari i Radacit 10 vjet, Sali Sadiku me 4 vjet, Mulla Zeke Berdyna me 16, Mulla Hysen Berishen e Ruhotit me 20 vjet,  Ahmet Smajl Gjoci me 10 vjet, Qerim Sali Gjoci nga Kovraga me 12 vjet,  Elez Tahir Gjoci nga Tomoci me  6 vjet, Ramiz  Buleshkaj 6 vjet, dhe Osman Brahim Shatri 4 vjet.

Une, dhe jo vetem jam me fat qe kam bashkejetuar nje pjese te asaj kohe.

Si femije dhe per here te pare e kam pare Adem Elshanin ne kullen e Sadri Mete Krasniqit, te daja i babait tim ne Novoselle. Atehere, per moshen qe kisha nuk isha ne gjendje ta kuptoj biseden e tij, por per bukurine e fjales dhe per ate qendrimin e tij si nje figure mitike, e kujtoj me krenari.

Me vone, jo shume shpesh me ka rastis ta shoh ne odat e fshatit tim, dhe kur ai merrte fjalen mbreteronte nje qetesi e papershkrueshme, dhe secili behej sy e vesh per t’i shijuar gjithe ato margaritare qe nxirrte nga goja.

Ademi ka lene urti te shumta, ku secila urti eshte me perle se tjetra. Thuhet kur dy djem te Llugave qe bartnin zalle prej Drinit dhe benin zhurme duke u ra sirenes se traktorit. Ademi nje dite prej ditesh iu del ne prite edhe iu thote: djem, mos beni zhurme se me dashte zhurme e piskame kisha rrnu te “stanica e vozit”.
Nje tjeter rast eshte kur nje fshatar i Duboves se Madhe shkon ne Zyren e Vendit ne Vitomerice me nxjerr  çertifikaten e lindjes. Ofiqari i thote, shko gjeje nje deshmitar. Me te dale jashte e sheh Ademin, ku e lut qe t’i behet deshmitar. Sapo futen brenda, ofiqari ia ofron certifikaten edhe i thote, nenshkruaju. Fshatari i thote, une nuk di shkrim e lexim. Tash zyrtari i ngermohet edhe i thote, deri kur ju shqiptaret me nu gisht? Ademit i kcen kackan, edhe i drejtohet ofiqarit: “Kur t’ia nisim na me shkru, ti duhet me i mbledh teneqet e me shku kah je ardhe: ne Serbi.”

Per Ademin thuhet  se perpos gjitha atyre vetive qe kishte, Ai i njihte disa gjuhe: e fliste italishten rrjedhshem, anglishten relativisht mire, por edhe gjermanisht mund te komunikonte. Italishten e kishte mesuar ne shkollen ushtarake ne Trieste te Italise, dhe anglishten poashtu, se i kishte ra here pas here te shkonte ne Angli per trajnime shtese. Vec tyre,  Ademi kishte edhe  humor te holle, ku edhe sot percohet goje me goje ajo telenovela shume e kandshme, udhetimi i tij me gruan e vet per ne Peje me qerre te kuajve.

Kur mberrijne te Shkolla Bujqesore, nje djale i ri, shume i pashem iu bashkangjitet udhetareve. Tash Ademi i thote bashkeshortes, me fjalorin e tij plot rromuze: kqyr bre gru noja menen qetij djali se tek koka i mire me pa, e ti e din qe i kemi do çika pa martu. Gruaja e sodit djalin nga te gjitha anet, por shpejt vjen koha me zbrite ne stacionin e fundit. Ademi zbret prej qerres, gruaja i ngadaleson hapat. Hajde i thote gru cka po kadalavesh! O ti njeri, nuk mujtem me dite kush ke qaj djale, bre! Oj grua, ai djali eshte i mahalles se gabelve, pse ti a  me nje rruge Peje deshte me dhane çiken a!?!

Nje tjeter rast, qe e dine shume prej nesh, por qe me se miri e ka tregu Zeqir Mehmetaj. Nje çetnik ne burgun e Goli Otokut Mulla Zeken e kishte pas ofendu rende kombetarisht  dhe ne pikepamje fetare, e Mulla Zeka dredhet e i thote “Zoti te marrofte.” Kur del prej aty takohet me Ademin. Ademi e sheh te merzitur, edhe i thote: Hoxhe, çka te miren ke? Kurgja jo, i thote hoxha. Ky tash insiston edhe i thote, nuk je mire, kallxom çka ki. Vallahi, thote mulla Zeka, u perlava me nje shka, edhe gja pa m’thane nuk e ka lane.

E ti hoxhe cka i ke thane? Une i thashe “Sram te bilo!”(Zoti te marrofte!) Ouuu i thote Ademi, po ti e paske myte krejt, o Mulla Zekë. Cili asht ai shka? Qaj qatje, i thote hoxha. Ademi shkon e nxjerre nje letfe te parku i lulave e ti hin shkaut per marak. Thone, kur i bike nje meter e ckapke prej toke.Tu e rreh tu thane, “cka din ky cka eshte sram te bilo, ky vec hunin e din hak.“

Nje rrefim shume mbreslelenes eshte ai i motres medicinale, Mihane Rugova , e cila thote: “Derisa po beheshim gati te fillonim t’i thërrasim pacientet per t’i kontrolluar e disa prej tyre kishin ardhe per injeksione, me thote nje koleg i stafit tone: ne korridorin e ambulances ka shume njerez, po ne mesin e tyre qenka edhe nje plak i ‘fshtire’ . Isha kurioze  te dij se kush mund te jete ky plak. Sapo erdhi koha qe t’i therasim pacientet nje nga nje, une dola ne koridor ku menjehere me ra ne sy plaku i “fshtire”. Pa u menduar i them: Ti axhe, eja me mua. Sapo u futem ne dhomen ku i prisnim pacientet, i them ulu;  se pari dojme me pi nga nje kafe, dojme me ba pak muhabet, ne fund ta japi injeksionin te cilin s’ke me marre vesh qe ta kam dhene se e kam doren e lehte. Une kurre skam me harru kete takim te ngrohte, dhe keshtu e deri sa ka dhene shpirt une e kam kqyre, jam perkujdese, e kam mireprite sikur te ishte babai im. U beme miq te mire, shume te aferm, dhe une i jam falenderues per gjithe ato fjale te mira qe i ka  fole per mua gjithandej odave  te  Dukagjinit.

Nje gje qe me ka mbetur ne kujtese, eshte edhe nje miresi, nje virtyt nder me te naltit: Ademi kurre ska pranuar te perkujdesemi per te, pa i trajtu paraprakisht te gjithe pacientet tjere. Ne jeten time kam takuar njerez te mire e me te mire, por si Ademin skam takuar njeri. Ne qenien e Tij kam pare dicka qe tek te tjeret skam mund kurre ta gjej.

Ai ishte brisk prej goje, ishte i mprehte prej mendje, dhe ishte fisnik i MADH. Nexhmia, vajza e Ademit me thote nje dite, ne kohen kur babai i saj ishte ne Spitalin e Mushkerive ne Peje, shkon nje jaran me pa edhe i thote: Mos u merzit burri i dheut, ti nuk je ligshtu edhe ne dite shume me te veshtira!
 
Jo, ia kthen ai, nuk po merzitem por jam tuj mendu se kur te vdes, ata njerez  qe nuk me kane dashte, kane me thane e kem pase jaran Ademin.

Kudo qe te shkosh neper Podgure, ne Drenice e ne Rugove, ende edhe sot permendet Adem Elshani dhe bemat e fjalet e tij te paharrueshme.

Ne personin e tij si rrallehere ishin bere bashke ne nje trup kreshniku: trimeria, urtesia, nderi dhe burrnia.