Dokumente të reja të publikuara nga Departamentit Amerikan i Drejtësisë hedhin dritë mbi rrethin e ngushtë të financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, të dënuar për krime seksuale dhe trafikim.
Dosjet tregojnë se Epstein kishte lidhje me figura të fuqishme si Elon Musk, Bill Gates, Bill Clinton dhe Donald Trump, ndërsa aktivitetet e tij të përditshme menaxhoheshin nga një grup i vogël bashkëpunëtorësh.
Dokumentet tregojnë se bashkëpunëtorët e tij merreshin me financat, udhëtimet dhe organizimin e takimeve, përfshirë edhe rezervimin e masazheve ku sipas viktimave ndodhnin abuzimet.
E vetmja anëtare e këtij rrethi që u dënua është ish-partnerja e tij Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual. Disa prej bashkëpunëtorëve pritet të dëshmojnë në Kongresin amerikan në muajt e ardhshëm, ndërsa hetimet mbi rrjetin e Epstein vazhdojnë.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...