Kush humbi e kush fitoi pas një muaji grevë? - Gazeta Express
string(43) "kush-humbi-e-kush-fitoi-pas-nje-muaji-greve"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 7:28

Kush humbi e kush fitoi pas një muaji grevë?

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 7:28

Mbi 300 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor me një muaj vonesë, pasi që greva e mësimdhënësve pamundësoi fillimin e tij me një shtator.

Fillimi i procesit mësimor pasoi vendimin e SBASHK-u që të pezullojë grevën e përgjithshme deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Lexo Edhe:

SBASHK-u tha se pezullimi i grevës u bë për të mos thelluar dëmet ne procesin mësimor, por edhe për t’i dhënë kohë dialogut me qeverinë për realizimin e kërkesave të sindikatave.

Analistët në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thonë se SBASHK-u e përdori keq grevën dhe ajo përfundoi në mënyrën më të keqe për ta.

“SBASHKU e ka përdorur keq grevën. Rezultati i grevës është arritur qysh në fillim të shtatorit, derisa greva u përmbyllë në fund të shtatorit pa u arritur asnjë tjetër rezultat pos atij në fund të shtatorit. Të njëjtat rezultate do të mund të ishin arritur ndoshta edhe pa grevë. Greva u pezullua jo pse u morën vesh, por pse u bë tepër”, deklaroi  analisti Ylli Hoxha. Reklama

Nga ana tjetër analisti Astrit Gashi thotë se SBAShK-u i bëri tre autogola vetes.

“Greva e pësoi goditjen më të madhe të saj pas takimit me Kurtin, ky ishte autogoli i parë i saj. Autogoli i dytë, nuk e di si e kanë menduar po ideja për të hyrë në grevë duke shfrytëzuar mjetin e fundit opozitar pa qenë të vendosur me i shkua deri në fund, ishte autogoli i dytë”, ka deklaruar Gashi gjersa ka numëruar edhe atë të tretin.

“Greva është instrumenti më i madh dhe më i fortë i një sindikate. Si mundet të pezullohet me një votim të thjeshtë me 52 me 48, si mundet të pezullohet një grevë me një shumicë të thjeshtë? Nuk ka logjikë”, shtoi ai. Reklama

Zenun Nimani nga Këshilli Grevist i SBASHKU-t ka thënë se nuk mund të jenë fitues apo humbës SBASHK-u e as Qeveria e Kosovës por të tillë mund të jenë vetëm nxënësit.

“Greva nuk ka qenë xhokeri i parë e as i fundit. Greva është njoftuar me 17 gusht, derisa ka filluar me 24 gusht për të mos u dëmtuar mësimdhënësit”, deklaroi Nimani.

Dibran Hoxha nga ORCA ka thënë se SBASHKU u fut në një lojë me grevën në të cilën nuk diti të dalë.

“Sindikata u barrikadua në një qëndrim, ajo u fut në një lojë dhe nuk diti të tërhiqet”, deklaroi Hoxha.