Sondazhi i sublimuar i IPIS-it për të 6 njësitë zgjedhore është publikuar në emisionin e sotëm Objektivi i MRT-së.
Në pyetjen “Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?” në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut, rezultatet janë 21.8% për VMRO-DPMNE, 11.7% për LSDM-në, 6.2% për BDI-në, 4.6% për Lidhjen Evropiane për Ndryshim (LEN), 3.2% për Të majtën, 2.7% për lëvizjen ZNAM, 2.2% për Aleancën për Shqiptarët.
Ndërsa, 18.2% nuk do të votonin për asnjë parti, 16.6% nuk do të përgjigjen, 1.3% për një parti tjetër, dhe 11.4% nuk e dinin ose nuk kishin përgjigje.
Në bazë të këtyre rezultateve dhe rezultateve sipas zonave zgjedhore të shpallura në të kaluarën, është bërë një simulim i mandateve të fituara në Parlament sipas modelit të Dontit.
Sipas këtij simulimi, në Parlament pas zgjedhjeve VMRO-DPMNE do ta kishte grupin më të madh parlamentar me 52 deri në 54 deputetë, pastaj LSDM me 26 deri në 30 deputetë, BDI me 14 deri në 15 deputetë, LEN me 10-12 deputetë, ASH me 3, e Majta me 5 me 6 dhe Lëvizja ZNAM me 4 me 6 deputetë.