Kush është “Zonja e Parë” e Nju Jorkut, Rama Duwaj? Artistja siriane që mbështet lëvizjen pro Palestinës - Gazeta Express
string(100) "kush-eshte-zonja-e-pare-e-nju-jorkut-rama-duwaj-artistja-siriane-qe-mbeshtet-levizjen-pro-palestines"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 14:00

Kush është “Zonja e Parë” e Nju Jorkut, Rama Duwaj? Artistja siriane që mbështet lëvizjen pro Palestinës

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 14:00

Para disa muajsh, kryetari i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e bëri publike bashkëshorten e tij – duke postuar fotot e dasmës së tyre në Instagram – pasi ishte njohur me të në Hinge.

Pas fitores që dukej e pamundur të 34-vjeçarit kundër Andrew Cuomo-s, Rama Duwaji qëndroi pranë bashkëshortit të saj, ndërsa ai shpalli se më në fund kishte “rrëzuar një dinasti politike”.

Deri së fundmi, ilustratorja joshëse siriano-amerikane – e cila mbështet lëvizjen gjithnjë e më të fuqishme pro-Palestinë në SHBA përmes artit të saj – kryesisht ka munguar gjatë fushatës për kryetar bashkie.

Ajo kishte marrë një rol disi më të tërhequr – por kishte drejtuar fushatën e tij, duke dizajnuar posterët dhe duke krijuar stilin e tij të guximshëm e plot ngjyra, i cili ka ndriçuar qytetin me 8.4 milionë banorë.

Kush është Rama Duwaji?

Rama është një ilustruese dhe animatore 28-vjeçare që jeton në Brooklyn, por është me origjinë nga Damasku.

Veprat e saj artistike janë kryesisht bardh e zi, me fokusin shpesh në një mesazh politik që lidhet me politikën amerikane.

Kohët e fundit, një nga ilustrimet e saj nxori në pah gjendjen e vështirë të Flotiljes Globale Sumud, e cila kishte lundruar drejt Gazës para armëpushimit.

Një tjetër ilustrim i kohëve të fundit i flamurit palestinez bëri thirrje për një “fund të gjenocidit” dhe nxori në pah fjalët e gazetarit dhe videografit të vrarë të Al Jazeera, Anas al-Sharif, “Ju bëj thirrje të mos lejoni që zinxhirët t’ju heshtin, as kufijtë t’ju pengojnë”.

Punë të tjera në portofolin e saj janë fokusuar në mbajtjen në paraburgim nga ICE të aktivistit palestinez, Mahmoud Khalil dhe bamirësitë e Nju Jorkut që dërgojnë mbi 60 milionë dollarë çdo vit për të “financuar krime lufte izraelite” – një çështje për të cilën burri i saj ka qenë kritik i zëshëm prej kohësh.

Por ndoshta puna e saj më e famshme është fushata e branding-ut dhe logoja e Mamdani-t.

Një “Zohran” i verdhë i dallueshëm me hijen e kuqe, vendosur mbi një sfond blu demokratik, ka bërë që ajo të njihet menjëherë nga banorët e Nju Jorkut në muajt e fundit.

Në intervista të mëparshme, Rama ka thënë se puna e saj “nuk ka të bëjë me ushqyerjen e algoritmit ose kënaqjen e të gjithëve”.

Ajo shtoi: “Është për ndërtimin e një komuniteti të qetë – në mënyrë organike, me sinqeritet – dhe për krijimin e hapësirës për kujdes, bisedë dhe prezencë politike”./Express/