Kush është vërtet Babushka Z, e moshuara ukrainase që u bë ikonë e propagandës ruse? - Gazeta Express
string(82) "kush-eshte-vertet-babushka-z-e-moshuara-ukrainase-qe-u-be-ikone-e-propagandes-ruse"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2022 16:05

Kush është vërtet Babushka Z, e moshuara ukrainase që u bë ikonë e propagandës ruse?

Lajme

Gazeta Express

15/06/2022 16:05

Një video e një të moshuare ukrainase duke valëvitur një flamur sovjetik u bë virale dhe u bë fytyra e propagandës së Kremlinit.

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Për të ardhur deri te e vërteta BBC ka gjurmuar për këtë, raporton Gazeta Express.

Gruaja është bërë e njohur si Babushka Z – “gjyshja” në rusisht, derisa Z i referohet simbolit që po e përdor Rusia në luftën në Ukrainë nëpër automjetet e blinduara.

Ajo shpreh çudi kur gazetarët i tregojnë fotografitë e saj se sa e famshme është bërë.

“Unë kurrë nuk kam parë asnjë prej tyre”, thotë ajo.

Në video ajo shihet duke ecur drejt dy ushtarëve ukrainas dhe duke mbajtur në dorë një flamur sovjetik.

Ushtarët i thonë asaj se kanë shkuar për ta ndihmuar dhe për t’i ofruar një qese me ushqim. Pastaj ia marrin flamurin e hedhin në tokë dhe e shkelin. Kështu gruaja, duke u ndierë e fyer, ua kthen ushqimin.

Për Kremlinin, kjo ishte diçka e artë. Propaganda ruse jo rrallë i përdor individët. Brenda ditës, imazhi i saj filloi të përhapej gjithkund. Emri i saj i vërtetë është Anna Ivanovna dhe jeton në një fshat afër Kharkivit në Ukrainën verilindore.

Në fakt, storia e saj është e ndryshme prej asaj që mediat ruse e prezantuan. Ajo s’e mbështet luftën.

Pra, pse Anna po i përshëndeste ushtarët me flamuj?

Ajo tha se e ka keqkuptuar. Ajo pretendon se i kishte ngatërruar dy ushtarët ukrainas që i po ofronin ushqim me ushtarët rusë.

“Unë veç isha e lumtur që rusët do të vinin dhe s’do të na luftonin. Isha e lumtur se ne mund të bashkoheshim sërish”.

“Si mund t’i përkrah kur njerëzit e mi po vdesin? Nipërit e mbesat e mi e stërnipërit e stërmbesat e mi u detyruan me forcë të shkonin në Poloni. Ne po jetojmë në frikë dhe terror”, tha ajo.

Imazhet e Anna “Babushka Z”  të përdorura nga Rusia
Statuja e Anna “Babushka Z”  në qytetin e zaptuar të Mariupolit, Ukrianë

Më poshtë është videoja e plotë nga momenti kur ajo pranon ushqimin nga ushtarët ukrainas.