Kush është mashkulli që po i 'kap belin' Kejvina Kthellës - Gazeta Express
string(55) "kush-eshte-mashkulli-qe-po-i-kap-belin-kejvina-kthelles"

Kush është mashkulli që po i ‘kap belin’ Kejvina Kthellës

Gazeta Express

24/01/2020 19:36

Modelja shqiptarja Kejvina Kthella pas shkëputjes nga ekrani duket se i është kthyer modelingut.

Tashmë ajo ndodhet në Amerikë, ku edhe ka pozuar para fotografit të njohur Fadil Berisha, krah një tjetër modeli. Bëhet fjalë për Adnan Djinoviç, i cili ka lindur në Francë por është me origjinë shqiptare.

Lexo Edhe:

Në pozat e shkrepura nga Berisha, Kejvina dhe Adnani shfaqen pranë njëri-tjetrit, ndërsa modeli i ka kapur belin teksa të dy shohin kamerën.

Mesa duket Kejvina ka vendosur që të largohet nga Shqipëria pas bujës që bëri në media për lidhjen me Redjan Rrajën, i cili ende ndodhet në burg pasi akuzohet si një nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja.

Pas arrestimit të Redjan Rrajës, modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin e atentatit ndaj Prokurorit Ndoja. Shkak për këtë shoqërim ishte bërë deklarata e Rajës para hetuesve, ku tha se nuk ka patur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij. 

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Ende nuk dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që vepra penale. Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”./dosja