string(70) "kush-eshte-isuf-berberi-biznesmeni-qe-u-arratis-diten-qe-do-arrestohej"

Gazeta Express

07/10/2020 12:55

Kush është Isuf Berberi, biznesmeni qe u arratis ditën që do arrestohej

Gazeta Express

07/10/2020 12:55

Skandali i falsifikimit të dokumentave të kompanisë “Phoenix Petroleum” që solli arrestimin e 8 zyrtarëve të AKBN duket se nxjerr skandale të tjera. Edhe biznesmeni Isuf Berberi i ka shpëtuar prangave pasi u arratis ditën që do arrestohej. Ende nuk dihet nga e ka marrë informacionin konfidencial biznesmeni para se të firmosej urdhëri i arrestimit.

Isuf Berberi është bashkëpronari i kompanisë “Phoenix Petroleum”, e cila është përfshirë në skandalin që i ka shkaktuar shtetit rreth 1.5 mulion dollarë.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania ka shfrytëzuar disa puse nafte, por nuk ka investuar.

Kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.