Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë? - Gazeta Express
string(108) "kush-eshte-ish-ushtari-nga-hotla-e-kumanoves-qe-po-siguron-boksierin-e-njohur-boteror-conor-mcgregor-ne-kane"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/05/2022 22:46

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Sporte tjera

Gazeta Express

22/05/2022 22:46

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë, dëgjojmë një zë që na drejtohet shqip: “Kujdes mos u mundoni, Conor sot nuk jep deklarata por vetëm bën foto sesison”,

Shikojmë rrotull dhe para se ta parashtrojmë pyetjen e zakonshme në kësi raste: “A edhe këtu paska shqiptarë?”, shohim një djalosh i cili duke buzëqeshur për Almakos thotë: “Ju dëgjova duke folur shqip mes vete, më vjen mirë që paska gazetarë shqiptarë në Festivalin e Kanës”.

Lexo Edhe:

Pamja e tij, kostumet e zeza dhe kufjet në vesh na lënë të mësojmë se bëhet fjalë për truproje. “Jam në ekipin që siguron McGregorin”, tregon shkurt ai.

Djaloshi që është pjesë e sigurimit të Conor McGregor në Kanë është Muzafer Bilalli me prejardhje nga fshati Hotël i Kumanovës. Tani e 20 vite jeton në kryeqytetin belg, Bruksel, ku punon si truproje. Njëzet vitet e jetuara në perëndim dhe suksesi i arritur në profesionin e tij, nuk e kanë ndryshuar. Ai ende është një djal modest, që me mall flet për vendlindjen dhe fshatin ku është rritur, por prej ku ka qenë i detyruar të largohet për shkak të mungesës së perspektivës.
“Si shumë shqiptarë tjerë ia mësyva perëndimit në moshë të re. Fillimi në Bruksel ishte mjaft i vështirë. Disa shokë më ndihmuan të gjejë punë si sigurim në një lokal, ku shkathtësitë e mia të fituara si ushtar i UÇK-së në vitin 2001, u pëlqyen mjaftë pronarëve të lokalit. Aty filloi përparimi im në karrierë dhe sot pas 20 viteve mund të them se ndjehem i realizuar në këtë profesion”, rrëfen Muzaferi duke sqaruar se në vitin 2001 ka qenë pjesë e UÇK-së në Zonën e Lirë të Kardakut”, si pjesëtar i Brigadës “Ismet Jashari Komandant Kumanova”.

Por si ka ardhur deri te bashkëpunimi me Conor McGregor, i cili më shumë se yll sporti është edhe yll i shou-bizit dhe figurë atraktive për mediumet në të gjitha eventet që kanë të bëjnë me sportin, filmin dhe evente të natyrave tjera.

“Para disa muajve isha në vizitë në Dablin të Irlandës te shoku im Reshat Ramadani nga Haraçina. Me të kemi qenë edhe bashkëluftëtarë në vitin 2001 dhe prej atëherë e kemi ruajtur shoqërinë. Me ndihmën e tij vendosa kontakte me vëllezërit Hoxha nga Tropoja të cilët e sigurojnë McGregorin dhe u morëm vesh të bëhem pjesë e ekipit të tij në Kanë. Nga 10 truproja që sigurojmë Conanin këtu, tre jemi shqiptarë”, tregon Muzaferi.
Në jetën e tij ka siguruar dhe përcjellur shumë figura të njohura, mirëpo për përvojën me McGregor thotë se është e veçantë, pasi ai është i njohur për jetën dinamike, temperamentin e theksuar por edhe si figurë që tërheq si “magnet” vemendjen e mediave dhe paparacëve. Muzaferi nuk e ndien këtë si lodhje, por si sfidë të re profesionale.

Gjatë bisedës, më tepër spontanisht vjen pyetja se a do të pranonte të sigurojë ndonjë nga Ministrat Shqiptarë në RMV sikur ti ofrohej punë e tillë.